Presidenti i Unionit Industrial Gjerman (BDI) Siegfried Russwurm tha se një në gjashtë kompani industriale në Gjermani po e zhvendos prodhimin jashtë vendit për shkak të kostove të larta të punës dhe energjisë.
BDI ka kryer hulumtime mbi kushtet e prodhimit dhe biznesit të kompanive industriale të mesme që operojnë në Gjermani, transmeton Anadolia.
Russwurm, duke prezantuar hulumtimin, tha se për investime më të mëdha nga kompanitë industriale, është e nevojshme të ulet burokracia dhe taksat në Gjermani.
Ai shpjegoi se 16 për qind e kompanive që kanë marrë pjesë në anketën e BDI-së transferojnë një pjesë të aktiviteteve të tyre prodhuese dhe ekonomike jashtë vendit.
“Gjithashtu, 30 përqind e kompanive po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë,” tha Russwurm.
Siç tha ai, çmimet e energjisë dhe lëndëve të para janë ndër sfidat më të mëdha për gati dy të tretat e kompanive në Gjermani.
Russwurm vuri në dukje se gati tre të katërtat e kompanive ankohen se kostot e punës janë shumë të larta, kryesisht për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar. /tesheshi.com/