Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosja nuk ndalen së kërkuari drejtësi për Astrit Deharin, i cili ndërroi jetë në mënyrë të mistershme, teksa ndodhej në paraburgim në Prizren. Ata kanë shkruar në muret e kësaj godine fraza të tilla si “Drejtësi për Astritin”, shoqëruar edhe imazhin e ish-anëtarit të ndjerë, sic duket në foto.
Një ditë më parë, Vetëvendosja bëri thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e zhvilluar sot pranë qendrës së paraburgimit. I pranishëm ishte edhe ish-lideri I VV-së, Albin Kurti dhe sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj, raportojnë mediat kosovare. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë dhe deri tani nuk ka një motiv konkret dhe i vërtetuar nga hetimet, lidhur me vdekjen e tij. Deri tani është aluduar edhe për një mundësi vetëvrasjeje, por u hodh poshtë nga ekspertët./tesheshi.com