Prokuroria speciale e Kosovës ngriti akuza për pesë ish-punonjës të ministrisë së Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, në përputhje me një urdhër të gjykatës së Apelit.
Në njoftimin për këtë rast, thuhet se të pandehurit akuzohen për krim të organizuar, shpërdorim të pozitës zyrtare, shpërdorim të autorizimeve ekonomike.
““Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të policies së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë./tesheshi.com/