Siç mësohet nga media, prokurori që ka lëshuar urdhërin për arrestimin e deputetit Tom Doshit, Adnan Xholi, është dekoruar një vit më parë në SHBA. Ai ka marrë një çertifikatë mirënjohjeje nga autoritet amerikane, pas një hetimi lidhur me një rrjet narko-trafiku ku ishte i përfshirë dhe një shtetas shqiptaro-amerikan.
Adnan Xholi u vendos në krye të hetimeve për rastin “Doshi”, pas transferimit të kreut të Krimeve të Rënda Eugen Beçi, për në Prokurorinë e Elbasanit. Vetë Beçi ishte ndër të përfolurit prej deputetit Doshi, si pjesë e komplotit për vrasjen e tij, gjë që nuk është provuar për asnjë moment.
Siç mund të nuhatet lehtë, diplomacia amerikane po e mbështet fuqishëm një lloj “dekriminalizimi” të parlamentit, duke marrë si shkas hetimet për pretendimet e Doshit se kanë dashur t`i bëjnë atentat. /tesheshi.com/