Policia e Shtetit ofroi pamje të operacionit të saj të kontrollit në kampin e MEK(opozita iraniane), në Manëz të Durrësit, shkuar aty me urdhër nga SPAK.
Ajo pretendon se nuk është ajo që ka ushtruar dhunë, por e kundërta ka ndodhur, e ka pësuar nga dhuna e muxhahedinëve.
“Pamje gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 262, datë 19 qershor 2023, “Për lejimin e kontrollit”, si dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë, për qëllime humanitare, anëtarë të organizatës MEK.
Forcat e Policisë së Shtetit u përballën me rezistencën e banorëve të kampit MEK, rezistencë e pajustifikuar dhe jopropocionale, në shkelje të rendit ligjor e kushtetues, të cilët tentuan të pengonin me forcë sekuestrimin e serverave e kompjuterave, objekt i vendimit të Gjykatës”, komenton Policia. /tesheshi.com/