Në këtë artikull do ju japim një ide për të përgatitur diçka ndryshe për mëngjes. Një petull që me siguri do të korrë sukses edhe te fëmijët.
Përbërësit:
- 200 g miell
- 50 g niseshte patate
- 250 g kungull
- 1 kos me yndyrë të ulët
- 150 g sheqer
- 1 vezë
- 1 e bardhë veze
- Pak vaj kikiriku
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje dhe 1 lugë çaji kanellë
Përgatitja:
- Qëroni kungullin dhe e prisni në kube. Vendoseni atë të vlojë në një tenxhere me ujë dhe e lini derisa të zbutet (rreth 10-15 minuta). Gjithmonë e provoni me pirun.
- Në një tas përzieni vezën dhe të bardhën e vezës me një pjesë të sheqerit, pastaj shtoni pjesën tjetër të sheqerit, vajin e kikirikut dhe kungullin të bërë pure pak më parë me një pirun.
- Shtoni në të edhe miellin, niseshtenë e patates me pluhurin e pjekjes dhe kanellën; përzieni përbërësit mirë dhe pas kësaj me këtë masë bëni një petull të lyer me miell dhe vaj gati për furrë.
- E piqni në furrë në 180 °C për 20-25 minuta.
- E shërbeni të spërkatur me sheqer pluhur./tesheshi.com/