Prishtina është kthyer në territor përleshjesh mes policisë dhe protestuesve të Vetëvendosjes, pas arrestimit të deputetëve të opozitës.
Gjuajtjeve me gurë të protestuesve, policia I u është përgjigjur me gaz lotësjellës.
Policia ka ndjekur protestuesit deri te Sheshi “Zahir Pajaziti” ku aktualisht ata janë grumbulluar.
Pas arrestimit të Donika Kadaj-Bujupit dhe bastisjeve të banesave të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut mbështetës të opozitës me në krye tre liderët e partive opozitare u mblodhën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata thyen xhamat e ndërtesës së ekzekutivit kur kuptuan se është caktuar seancë për masë sigurie ndaj Kadaj-Bujupit. Policia ndërhyri me lotsjellës duke i shtyrë protestuesit deri te objekti i Rektoratit.
Nëpër sheshet e qendrës së Prishtinës nga ku u larguan protestuesit, kaluan me shpejtësi të madhe makina të policisë.
Aty kanë mbetur edhe gjurmë të përdorimit të mjeteve me të cilat u bë përleshja mes policisë dhe demonstruesve.
/tesheshi.com/
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153058801777000/