Edi Rama, ka përkujtuar sot përvjetorin e 6 ttë anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke theksuar se ky vendim nuk ka thjesht benefice ushtarake por politike dhe ekzistenciale pasi i dha Shqipërisë të drejtën për të qenë e barabartë përpara kombeve të tjerë. Në fakt, me rastin e hyrjes në NATO Edi Rama ka tërhequr edhe përkrahjen e parë të fortë nga Uashingtoni zyrtar. Në vitin 2008 kur Shqipëria do të merrte ftesën e anëtarësimit në NATO, në Shqipëri ndodhi katastrofa e Gërdecit. Rama mbajti një qëndrim institucional duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe dorëheqje të qeverisë, por nuk e shfrytëzoi agresivisht. PS që ishte në opozitë iu kërkua opinion i saj për NATO dhe pati një qëndrim në unison me mazhorancën. Nga ky qëndrim, ambasadori i atëhershëm në Tiranë, John Withers tha se qëndrimi i Ramës është në fakt një sjellje prej “burri shteti”, deklaratë kjo që i dha peshë institucionale politikanit që drejtonte opozitën. Ndërsa në takimin e sotëm përkujtimor,
Rama deklaroi se ky përvjetor vjen sot në një kohë kur Shqipëria ka mundësi të mëdha, ndërsa kujtoi se vetëm disa dekada më parë një naëtarësim i tillë dukej i paimagjinueshëm. “Mirënjohja i shkon anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i shkon popujve dhe qeverive të tyre që duke hapur dyert për Shqipërinë i dhanë popullit tonë të drjetën për t’u ndier të barabartë, në një tyrezë me kaq shumë vendimmarrje botërore”, tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se, “Shqipëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen do të jenë mirënjohës për rolin që NATO ka luajtur duke i dhënë fund luftrave në rajonin tonë”. “Shqipëria e meriton vendin që ka në tryezën e lartë të vendimmarrjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dhe ashtu siç nënvizoi, miku ynë, ambasadori Lu, pavarësisht se është vendi më i vogël i NATO-s, mbetet vendi më entuziast për praninë në të”, tha Rama.
“Sot 6 vjet pas anëtarësimit në NATO sfidat e Aleancës janë shtuar. Agresioni rus në Ukrainë, valët e një barbarie të dhunshme në formën më diabolike të terrorizmit janë shtruar përpara nesh si pjesë në NATO-s, por dhe Aleancë unike e lirisë me një nevojë të madhe për të riorganizuar të gjitha poltikat për të përshtatur politikat tona në këto kushte”, tha Rama.
Ndërsa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu duke shprehur suksese të vazhdueshme për forcimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por dhe për forcimine Foracave të Armatosura të Shqipërisë, theksoi se, Shqipëria, pavarësisht se është vendi më i vogël i NATO-s, mbetet vendi më entuziast për praninë në të.
(tesheshi.com)