Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Donald Trump përballet me 100 vjet burg

    Donald Trump përballet me 100 vjet burg

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Dhuna serbe në veri, KFOR i “jep të drejtë” Prishtinës

    Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Pamje nga Hawaii: peizazh i frikshëm gjatë shpërthimit të vullkanit Kilauea

    Pamje nga Hawaii: peizazh i frikshëm gjatë shpërthimit të vullkanit Kilauea

    Pse New York-u po padit Hyundai-n dhe Kia-n?

    Pse New York-u po padit Hyundai-n dhe Kia-n?

    Kurti: Goditja e KFOR-it në veri, me armë nga Serbia

    Kurti: Goditja e KFOR-it në veri, me armë nga Serbia

    Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

    Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

    Irani, me raketë hipersonike: në Izraelin për shtatë minuta…

    Irani, me raketë hipersonike: në Izraelin për shtatë minuta…

    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Vehap KOLA/ Kush je ti Gjergji Bojaxhi?

Nga te Sheshi
03/04/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Vehap KOLA/ Kush je ti Gjergji Bojaxhi?
45
SHPËRNDARJE

Mos je gjë ai qytetari shqiptar i ndjeshëm dhe i ndërgjegjshëm, të cilit i dhimbset qyteti dhe e ardhmja shqiptare e fëmijëve të tij, që iu kundërvu arrogancës dhe delirit të Edi Ramës kur vendosi në kokë të tij të pranonte demolimin e armëve kimike të Sirisë hiç më larg se nja 50 km nga Tirana? Nuk ishe askund. As në radhën më të fundit të qytetarëve të spikatur e të zakonshëm të Tiranës në sheshin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Aty ishin pothuaj të gjithë. Miqtë, kolegët, bashkëmoshatarët dhe të njohurit e tu. I madh e i vogël erdhën aty pasditen e 15 nëntorit 2013. Edhe ata që ishin dakord që armët kimike të vinin në Shqipëri dhe e konsideronin protestën si revolucion të vegjëlisë, erdhën. Ti nuk ishe.

Mos je ai veprimtari i shoqërisë civile që protestonte kundër rritjes së taksave mbi artikujt e konsumit të gjerë, mbi sipërmarrjen dhe mbi të ardhurat personale? Apo mos protestove ndaj butaforisë së Kryeministrit kur justifikonte rritjen e taksave me qëllime shëndetësore apo mjedisore? Shumë protesta u bënë. Njerëz tërësisht të panjohur dhe pa ndonjë peshë publike morën guximin dhe i dolën përballë një qeverie me mbështetje të gjerë. Nuk pate guxim apo nuk të shqetësoi rritja e taksave në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë të ekonomisë, ti nuk dole as të protestosh, as të shkruash dy radhë kundër kësaj politike fiskale amatoreske të qeverisë.

Apo je intelektuali dhe administratori i energjetikës shqiptare që protestonte, bënte peticione dhe endej nga televizioni në televizion për të denoncuar grabitjen e ujërave të Radikës dhe Vjosës nga vendet fqinje dhe për të thyer heshtjen tinzare të qeverisë shqiptare? Edhe kjo kërkonte guxim, forcë karakteri dhe idealizëm. Por, çuditërisht jo vetëm nuk të pa askush në këto forma të reagimit qytetar, por askush nuk u kujtua për ty. Sepse ti thjesht nuk ekzistoje si qytetar i ndërgjegjshëm dhe aktiv.

Po kur qeveria shpalli nën zë planet për të rritur çmimin e energjisë elektrike, a nuk duhet të ishe ti i pari qytetar që t’i tregoje asaj dhe njerëzve se problemi i vërtetë qëndronte te humbjet në rrjet dhe te mospagimi i faturave, dhe jo te çmimi? Nuk të dëgjuam t’i thoje ministrave që manipulonin mendjen e publikut se nëse çmimi rritej, nuk do të kishte nevojë të burgoseshin 38 mijë shqiptarë në një vit e as të gjobiteshin qindra mijëra të tjerë me kamatëvonesat dhe faturat e paligjshme aforfé. Ndoshta ti e pranove sulmin amoral të qeverisë ndaj logjikës së thjeshtë të qytetarëve, se 9.5 lekë janë më pak se 7.7 lekë. Si njohës i mirë i menaxhimit energjetik, gëzoje të drejtën dhe autoritetin publik për të dalë kundër kësaj marrëzie, për të thënë fjalën tënde. Ti u tregove indiferent. Indiferenca është ndihmë për keqbërësin. Indiferenca është kundër viktimës. Prandaj, askush nuk u kujtua për ty. Sepse të kishin dënuar me harrim, siç i dënove ti me indiferencë.

U vodhën 7 milion euro në thesarin e Bankës së Shqipërisë. A u dëgjua zëri yt ndaj këtij keq-manaxhimi, ndaj kësaj fullanërie? Aktivistët u përballën me kërcënime mafioze, u braktisën nga mediat në mes të rrugës, u poqën në diellin e gushtit sepse çadrën ua shkuli stuhia natën, por nuk reshtën për 40 ditë: protestuan, mblodhën nënshkrimet e 20 mijë qytetarëve në peticionin drejtuar Parlamentit dhe fituan. Por ti nuk u dëgjove fare. Nuk u interesove për ta. Prandaj, askush nuk të mban mend.

U futën studentët në grevë urie dhe policia ua dërrmoi brinjët si të ishin barbarë. I nxori që aty dhe i plasi në qeli të panjohura për orë të tëra. Të gjithë aktivistët shkuan t’i mbështesin dhe t’u thonë faleminderit për përfaqësimin e të drejtës, për reagimin dhe protestën. Ti nuk shkove. Nuk u dole në krah njerëzve të shtypur dhe nuk e mbrojte të drejtën e të rinjve të papërkrahur. Prandaj ata nuk të njohin ty. Nuk e dinë kush je ti.

Ndodhën shumë gjëra këto dy vite: një avion me drogë u rrëzua në Divjakë, një bankier i njohur u vra, një gazetar u tentua të ekzekutohej, shpërthyen mbi 150 automjete nga tritoli dhe u vranë për pasojë shumë shqiptarë. Qeveria u tall, i quajti mushkonja avionët, i tha jetëgjatë gazetarit, i konsideroi larje hesapesh shpërthimet. 46 mijë bashkëqytetarë tanët ikën vetëm në një vit nga Shqipëria. Qeveria na thotë se u punësuan 90 mijë e kusur shqiptarë. Ti nuk the as edhe një fjalë. As për mirë, as për keq. As për ta kundërshtuar qeverinë, as për ta mbështetur. Kështu, ti e mbështete, sepse indiferenca është në favor të të fortit.

Po të ishte për qytetari aktive dhe me moralitet për të përfaqësuar angazhimin për qytetin, kandidatë të denjë për Bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të vendit do të ishin Ajtanga Lubonja, Basir Çollaku, Brizida Gjikondi, Zirkon Disha, Erion Kristo, Altin Goxhaj, Aulon Kalaja, Arian Galdini, Leonard Dedej, Albi Bardhi, Nebi Bardhoshi, Nderim Lushi, Adriatik Lapaj dhe shumë të tjerë që nuk më kujtohen sot sepse janë shumë. Vetëm ti jo. Ose jo për sa kohë të jetë gjallë modeli i vërtetë i qytetarisë aktive dhe jo-indiferente. Këta njerëz u përballën çdo ditë me padrejtësitë më evidente, me arrogancën, me gënjeshtrën e paturp, me manipulimin e mendjeve të shqiptarëve për t’ua bërë të pranueshme, të drejtë e të bukur padrejtësinë dhe dështimin e qeverisë Rama.

Prandaj unë gjej të drejtën të pyes: kush je dhe çfarë ke bërë ti Gjergji Bojaxhi, që kërkon të shitesh me një çmim kaq të lartë për një vlerë që nuk e ke treguar?

                                                                                                                                                                   /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit
Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

03/06/2023
Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

22/05/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

20/05/2023
Lajme të tjera
“Besa shqiptare” e Maqedonisë, prej sot parti e plotë edhe ligjërisht

"Besa shqiptare" e Maqedonisë, prej sot parti e plotë edhe ligjërisht

Ekonomia joformale po e shkatërron ekonominë e Kosovës, dëmet shkojnë deri në 570 milionë euro

Ekonomia joformale po e shkatërron ekonominë e Kosovës, dëmet shkojnë deri në 570 milionë euro

Ditë e zezë për peshëngritjen – skandali i dopingut, pezullohen Godelli, Begaj dhe Pulaku

Ditë e zezë për peshëngritjen - skandali i dopingut, pezullohen Godelli, Begaj dhe Pulaku

TË FUNDIT

Egjipt: babai pa të birin të hahej nga një peshkaqen

Egjipt: babai pa të birin të hahej nga një peshkaqen

1 orë Më parë
Si në filma: mrekulli pas një tragjedie në Amazonë

Si në filma: mrekulli pas një tragjedie në Amazonë

1 orë Më parë
Në thellësi të Atlantikut për 93 ditë: ç’i ndodhi këtij njeriu?

Në thellësi të Atlantikut për 93 ditë: ç’i ndodhi këtij njeriu?

13 orë Më parë
Donald Trump përballet me 100 vjet burg

Donald Trump përballet me 100 vjet burg

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
A do të dërgojë SHBA në Ukrainë armën që “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”?

A do të dërgojë SHBA në Ukrainë armën që “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”?

09/06/2023
Rrëfimi në Netflix i Schwartzenegger-it: Të rritesh me baba nazist!

Rrëfimi në Netflix i Schwartzenegger-it: Të rritesh me baba nazist!

09/06/2023
Mesazhi i Vuçiçit pas takimit me Lajçak-Escobar

Albin Kurti: Ja ku po gabon Perëndimi

09/06/2023
Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

09/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist