Sulmuesi që vrau gjashtë vetë në një ditëlindje në Colorado Springs fundjavën e kaluar, ishte i zemëruar pasi nuk ishte i ftuar në festë, thanë zyrtarë vendas.
Policia tha se Teodoro Masias, 28 vjeç, vrau të dashurën e tij Sandra Ibara-Perez, po 28 vjeçe, dhe pesë të afërm para se të bënte vetëvrasje.
Sulmi ndodhi në kampingun Canterbury në Colorado Springs. Festa u organizua për tre anëtarë të familjes, dy prej të cilëve u vranë.
Policia tha se sulmuesi hyri në konflikt me këtë familje shtatë ditë më parë dhe se ai ishte një i ri xheloz.
“Në zemër të këtij akti të tmerrshëm është dhuna në familje,” u tha gazetarëve Shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski, raportoi BBC.
Sulmi erdhi më pak se dy muaj pas një të shtëne që vrau 11 njerëz në një dyqan ushqimesh në qytetin Boulder, Colorado. /tesheshi.com/