Në podiumin fitues për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, si rrallë herë rastisën të jenë tre kapitenë në përfaqësueset e tyre, të cilët kishin të drejtë të votonin për lojtarin më të mirë duke anashkaluar veten e tyre.
Cristiano Ronaldo në votat e tij për më të mirin e vitit ka votuar tre bashkëlojtarë te Real Madridi. Portugezi vlerësoi me pesë pikë Karim Benzema-n, me tri James Rodriguez-in dhe me një Gareth Bale-n.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Lionel Messi, që ka votuar vetëm lojtarët e Barcelonës: Luis Suarez-in, Neymar-in dhe Andres Iniesta-n.
Për Neymarin më i miri ishte Messi, më pas Suarez dhe i treti Ivan Rakitiç. /tesheshi.com/