Partia Demokratike ka sulmuar sërish kompaninë turke, Suzer Group, që ka marrë kontratën e ndërtimit të hidrocentralitt ë Skavicës.
Ka qenë sërish Grida Guma, e cila në foltoren e selisë blu deklaroi se firma fituese për kontratën e Skavicës ekziston në listën e zezë në Turqi dhe ndërkombëtarisht.
“Skavica vërteton se Rama ka përcaktuar fituesin pas bisedimeve sekrete dhe të paligjshme që ka mbatjur në Turqi. Ai nuk përgjigjet nëse kompania që ka vendosur t’i japë Skavicën është apo jo në listën e zezë për shkak të veprimtarisë së mëparshme të shpallur si e tillë nga autorietet turke dhe ndërkombëtare. Ai nuk pëgjigjet pse kompania shpall vendimin se ka fituar koncesionin para se ta shpallë qeveria shqiptare. Edi Rama nuk përgjigjet”, tha Duma.
/tesheshi.com/