Partia Demokratike ka akuzuar Saimir Tahirin, se ka favorizuar trafikun e drogës nëpërmjel lidhjes së trafikantëve me zyrtarë të Policisë. Sekretari i PD-së për Sigurinë, Enekelejd Alibeaj, ka bërë publike foto të kreut të Policisë Kufitare të Dhërmiut me një anëtar të familjes Habilaj, për të cilët opozita akuzon ministrin e Brendshëm se nën mbrojtjen e tij dhe në bashkëpunim me të, janë duke kryer biznesin e drogës nga Vlora drejt Italisë.
Fotot me drejtorin e policisë, sipas partisë më të madhe në opozitë, janë dëshmi të qarta se si Policia e Shtetit është vendosur në shërbim të veprimtarisë së narkotrafikut të kushërinjve të Saimir Tahirit, për të cilin kërkuan sërish dorëheqjen. /tesheshi.com/