Në ditën e Pavarësisë. Ish-kryeministri Haradinaj ka bërë tre propozime me theks patriotik.
1.Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri. (kjo e fundit morri miratim në mbledhjen e fundit të dy qeverive).
2.Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.
3.Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit”, shkruan Haradinaj.
Nuk dihet më tej se sa do merren ne konsideratë këto tre pika, aq më tepër që kreu i AAK-së nuk ka më kreditet politike që kishte deri para pak kohësh. /tesheshi.com/