Nga Blendi Gashi
Sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë edhe 19 vjet pas luftës vazhdon të lëngojë me ç’rast niveli i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet në shifra shqetësuese.
Përkundër kësaj, drejtuesit e këtyre institucioneve janë ndër shtresa më e pasur në vend, ku pasuria e tyre rritet çdo vit.
Ata në Agjencinë Kundërkorrupsion kanë deklaruar se posedojnë shtëpi, banesa, toka e gjëra tjera të vlefshme.
Portali ynë në këtë shkrim do merret konkretisht me atë, se sa para të gatshme kanë deklaruar se i kanë të deponuara në banka dhe ç’vetura vozitin.
Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit – në emër personal ka të ruajtura në bankë 26.519 euro, në emër të gruas 9.295 euro kurse në emër të fëmijëve 2.495 euro.
Posedon veturë Opel Corsa në vlerë 6 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2007 nga shitja e veturës së vjetër dhe nga paga.
Arta Hazjrizi- Rama, kryetare e Gjykatës Kushtetuese – në emër personal ka të kursyera në banka 14.300 euro, 2.172 euro në emër të fëmijëve dhe 200 euro në emër të burrit.
Ajo posedon veturë Audi A6 në vlerë 14 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2014.
Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës – ka deklaruar se ka të ruajtura në bankë 7.848 euro.
Posedon veturë në vlerë 6.700 euro të cilën thotë se e ka blerë nga kursimet familjare në vitin 2016.
Suzana Pllana, drejtoreshë e Institutit Gjyqësorë të Kosovës – para të ruajtura në bankë ka deklaruar të ketë 1.211 euro.
Posedon veturë Audi A4 në vlerë 7.200 euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2014.
Zef Prendrecaj, kryetar i Zyrës së Prokurorit Disiplinor – ka deklaruar të ketë të ruajtura 5.737 euro.
Posedon veturë të tipit BMW në vlerë 8 mijë të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2004.
Blerim Dina, kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit – posedon veturë në vlerë 6.800 euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2016 pas shitjes së veeturës paraprake në vlerë 4.300 euro dhe paratë tjera thotë t’i ketë shtuar nga kursimet familjare.
Ndërsa nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme të ruajtura në bankë.
Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë – ka të ruajtura në emër personal mbi 61 mijë euro, mbi 4 mijë euro në emër të fëmijëve dhe 100 euro në emër të gruas.
Posedon veturë BMW në vlerë 4.000 euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2008 nga shitaje veturës paraprake dhe dhënia e një pjese të parave nga djali.
Ymer Hoxha, kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren – ka të kursyer në bankë 8.508 euro.
Posedon veturë në emër personal të tipi Audi A6 në vlerë 15 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2013, kurse gruaja e tij vozit veturë të tipit Polo në vlerë 3 mijë euro.
Kreshnik, Radoniqi, kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë – ka të ruajtura në bankë në emër personal 1930 euro, në emër të fëmijëve 2.840 euro kurse në emër të prindit 42.800 euro.
Posedon dy vetura, njërën të tipit Passat në vlerë 7.500 euro (thotë se e ka blerë në maj të 2016, nga një pjesë e kursimeve dhe me kredi) dhe tjetrën të tipit Renault Laguna në vlerë 3 mijë euro (blerë prill 2009 me kredi).
Vaton Durguti, kryetar i Gjykatës Themelore Gjakovë – posedon veturë në vlerë 3 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë më 2010, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme.
Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj – ka deklaruar se ka të ruajtura në bankë 5.045 euro.
Posedon veturë Golf V në vlerë 8 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2013 nga të hyrat vetanake.
Ramiz Azizi, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan – ka deklaruar para të gatshme të ruajtura në bankë vlerë 15 mijë euro.
Posedon veturë të tipit Opel në vlerë 5 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2016.
Nikolla Kabashiç, kryetar i Gjykatës Themlore në Mitrovicë – nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme të ruajtura në bankë. Ndërkaq ka deklaruar se posedon veturë të tipit Renault Scenik në vlerë 3 mijë euro. /tesheshi.com/