Papa Francesku deklaroi të shtunën pasi arriti në Irlandë se ai ndan zemërimin e me katolikët e thjeshtë për mbulimin e “krimeve të neveritshme” të atyre priftërinjve që abuzuan me fëmijët dhe u zotuan se ishte i vendosur për t’i dhënë fund këtij “kamzhikimi”
Duke kërkuar t’i përgjigjet një protestë globale mbi abuzimin seksual nga priftërinjtë, ai përmendi masat e marra nga paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, për t’iu përgjigjur krizës.
“Dështimi i autoriteteve kishtare – peshkopët, eprorët fetarë, priftërinjtë dhe të tjerët – për t’i trajtuar në mënyrë adekuate këto krime të neveritshme, me të drejtë ka provokuar zemërim dhe mbetet një burim dhimbjeje dhe turpi për komunitetin katolik”, tha Papa.
Kreu i Vatikanit tha se ishte i angazhuar që ta shpëtojë kishën nga ky “kamzhikim” pa marrë parasysh koston morale ose sasinë e vuajtjes.
Papa Francesku pritet të takohet me viktimat e abuzimit gjatë vizitës së tij 36-orëshe në Irlandë. /tesheshi.com/