Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Papa Francesku iu zotua botës: por pesë vjet më vonë, ai ndodhet në ujëra të turbullta

by te Sheshi
22/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Papa Francesku iu zotua botës: por pesë vjet më vonë, ai ndodhet në ujëra të turbullta

Papa Francesku e mori detyrën e lartë me një valë energjie, por, ndërsa rritet pakënaqësia ndaj qëndrimeve të tij për skandalet e abuzimeve, Ati i Shenjtë përballet me kundërshti nga të gjitha anët.

Papa Francesku pritet të marrë pjesë në forumin e organizuar nga Chatham House në Britani, organizata më e rëndësishme e përpunimit të opinionit publik. Mes temave të rëndësishme që diskutohen në forume të tilla, këtë radhë, Papa do të jetë në fokus për të debatuar ekstremizmin fetar.

Ky angazhim flet për Papën si një prej figurave më të rëndësishme të kohës. Më 13 mars, ai do të mbushë plot pesë vjet në krye të Vatikanit, kur kardinali Jorge Bergoglio nga Buenos Ajres u zgjodh lideri i 1.3 miliardë katolikëve të botës, pas dorëheqjes tronditësve të Papa Benediktit XVI.

Që prej asaj kohe, Bergoglio, i cili mori emrin papnor sipas shenjtit Francis i Asizit, është bërë shumë popullor. Madje edhe ateistët e pëlqejnë atë. Liderë të kishave të tjera, si ajo ortodokse, apo partriaku Bartoleme, politikanë e figura publike kanë nxituar ta takojnë.

Forumi në “Chatham House” do të eksplorojë rolin e Kishës romane Katolike në diplomaci, marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara dhe domethënien e Papës së parë jo-perëndimor, që ka “holluar” eurocentrizmin e Vatikanit.

Por, brenda Vatikanit, asgjë nuk shkon mirë. Që prej zgjedhjes së tij, përpjekjet e Franceskut për të reformuar Vatikanin e kanë bërë atë thellësisht jo të pëlqyeshëm për konservatorët katolikë, disa me pozicione të rëndësishme brenda radhëve të Kishës. Ata kanë kritikuar përpjekjet e tij për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të Vatikanit, përfshirë bankën e tij, dhe për të rimarrë në konsideratë pozicionin e Kishës për martesat e dështuara, përfshirë mirëpritjen e të divorcuarve në komunitetin e krishterë. Tashmë, zhurma e pakënaqësisë është përhapur edhe mes liberalëve që mbështesin Franceskun, por janë shumë të mërzitur nga komentet e tij të fundit për abuzimet e fëmijëve.

Shpejt pas zgjedhjes, u bë e qartë se Francesku ishte shumë i ndryshëm nga Papa Benedikti XVI, i cili u tërhoq pas një serie skandalesh financiare në Vatikan. Ai kishte më shumë energji dhe entuziazëm për të takuar njerëzit dhe po ashtu reagonte ashtu si edhe Gjon Pali II përpara tij, ndaj problemeve të kohës. Por, nëse polaku Gjon Pali II u fokusua tek komunizmi dhe Lufta e Ftohtë, papa latino-amerikan, fëmijë i emigrantëve ekonomikë, e ktheu vëmendjen në fatkeqësitë e njerëzve të çrrënjosur nga konfliktet: refugjatët, viktimat e trafikimit dhe skllavëria moderne.

Në vitin 2016, në një veprim përkufizues të Papatit të tij, pas një vizite në ishullin grek të Lesbosit, pika hyrëse për mijëra azil-kërkues në Europë, ai mori me vete në avionin e tij drejt Romës tre familje refugjatësh muslimanë sirianë.

Papa është gjithashtu, thellësisht i vetëdijshëm për ndikimin e ndryshimeve klimatike në rajonet më të varfra tëbotës dhe ai publikoi edhe një dokument ku apelonte njerëzit të rimendonin marrëdhënien e tyre me krijimin e Zotit.

Ai lider botëror, Francesku duket se ka pak lidhje me Trump. Gjatë Administratës Obama, presidenti amerikan dhe diplomatët e Vatikanit punuan në prapaskenë për të afruar Kubën dhe Shtetet e Bashkuara në një lloj riqasjeje pas ngërçit të akullt prej më shumë se 50 vjetësh. Por duket se nuk ka asnjë lloj dashurie të humbur midis Papës dhe Trump. Kreu i Vatikanit shprehu alarm ndaj vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi nevojën për zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve.

Por, marrëdhënie mes tyre ka rëndësi: Amerika ka 70 milionë katolikë, një bllok i mundshëm votuesish për presidentin, por po ashtu edhe një burim i mundshëm donacionesh të jashtëzakonshme për Kishën.

Ross Douthat, komentator konservator katolik në Shtetet e Bashkuara, me mjaft ndikim thotë: “Francesku e ka shndërruar narrativën publike në mënyrë që Kisha nuk është më forca kundërshtare e ngërthyer në luftëra kulturore gjatë gjithë kohës. Por stili i tij i personalizuar e ka errësuar aftësinë e tij për të funksionuar efektivisht në institucionin e Kishës. Ka një krizë të autoritetit papal”.

Francesku po ashtu është shfaqur provokativ në çështjen e Europës, duke e quajtur kontinentin një gjyshe shterpë, duke treguar se vëmendja e tij po kthehet nga rajone të tjera të botës ku Kisha Katolike është në rritje.

Ndonjëherë, morali papal nuk është dëgjuar atëherë kur duhej. Pati hutim kur Francesku nuk foli për masakrimin e popullit Rohingya gjatë një vizite në Mjanmar vitin e kaluar.

Ka zëra në Vatikan që Papa është komunist, populist dhe jo një katolik i devotshëm. Kundërshtitë ndaj tij janë ndjerë më qartë gjatë sinodit për familjen në vitet 2014 dhe 2015 kur ai lejoi të divorcuarit dhe të rimartuarit të jenë pjesë e komunitetit.

Por, është reagimi ndaj abuzimeve me fëmijët nga njerëzit e Kishës që kanë shkuar më keq se gjithçka. Shenjat në fillim ishin të mira: Francesku ngriti një komision për mbrojtjen e të miturve por dy anëtarë të tij që ishin viktima të abuzimeve, e lanë komisionin të mërzitur nga mungesa e progresit.

Kur Francesku kishte dy vjet në detyrë ai sugjeroi: “Kam ndjesinë se pontifikati im do të jetë i shkurtër. Katër apo pesë vjet”. Tani, megjithatë, ai duket se nuk ka për qëllim të largohet. Ka shumë punë ende për të bërë.

Por, në Romë kanë nisur bisedat për pasardhësin, rreth atyre që janë “papnorë”. Kardinalët kanë prirjen për të parë në ato pjesë të botës ku po rritet katolicizmi. Disa sugjerojnë se kisha do të ndryshojë drejtim me liderin tjetër dhe se duhet zgjedhur një kardinal konservator, si i njohuri për deklarata të drejtpëdrejta Robert Sarah nga Guinea apo ndoshta Malcolm Ranjith i Kolombos. Azia është me siguri një zonë e botës ku vetë Francesku është fokusuar, i etur për të rregulluar marrëdhëniet me Kinën, ku qeveria cakton peshkopët e saj “patriotë” dhe ata që caktohen nga Kisha drejtojnë organizime të nëndheshme.

Nëse ai ia arrin kësaj gjatë kohës së tij, Francesku mund të mendojë fare mirë se është moment për të vazhduar. Për botën dhe katolikët e zakonshëm, ky papë me siguri që ka pasur ndikim. Ai mbi të gjitha është përpjekur të ndryshojë tonet e Kishës, duke e vendosur theksin mbi dhembsurinë, sesa tek rregullat e ngurta. Por kjo mënyrë të menduari kishte nevojë të kultivohej, të bëhej normë. Kështu pas pesë vjetësh, papa nuk mund të thotë ende: mision i përfunduar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës
Bota & Rajoni

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare
Kosova

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Next Post
Armatosja e ushtrisë shqiptare nga SHBA: Xhaçka thirret në Pentagon

Armatosja e ushtrisë shqiptare nga SHBA: Xhaçka thirret në Pentagon

Demarkacioni, Vetëvendosje padit Presidentin Thaçi për tradhëti

Demarkacioni, Vetëvendosje padit Presidentin Thaçi për tradhëti

Të mirat e lëngut të kockave

Të mirat e lëngut të kockave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni