Polonia njeh shtetësinë palestineze duke respektuar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, tha ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski.
“Polonia respekton të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe të drejtat e popullit palestinez. Polonia njeh shtetin palestinez – ne kemi ambasadorin e saj në Varshavë,” tha Sikorski.
Ai shtoi se Polonia gjithashtu mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’i japin fund gjakderdhjes në Rripin e Gazës.
Norvegjia, Irlanda dhe Spanja e njohën zyrtarisht shtetin palestinez brenda kufijve të tij të vitit 1967 në maj 2024.
Ministria e Jashtme izraelite ka tërhequr për konsultime ambasadorët e saj nga këto vende dhe ka protestuar me ambasadorët e këtyre vendeve në Izrael.
Më herët në prill, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez në qershor. /tesheshi.com/