Partitë opozitare patën paralajmëruar më herët se nuk do të merrnin pjesë në seancën kuvendore kushtuar MSA-së. Por sot janë shfaqur me mendim ndryshe, duke vendosur të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së, pra, në votimin e MSA-së.
Në Kuvend janë parë të vijnë deputetët e VV-së dhe AAK-së. Po ashtu, edhe deputetët e Listës Serbe kanë deklaruar se do të jenë pjesë e seancës.
Për ta miratuar MSA-në duhen dy të tretat e votave, ngase ajo është një marrëveshje ndërkombëtare që e obligon Kuvendin ta votojë për ta ratifikuar. /tesheshi.com/