Një sulm i gabuar i trupave të NATO-s mbi një klinike të “Mjekëve pa kufinj” të veri të Afganistanit ka shkaktuar një tragjedi ku vdiqën 19 veta dhe u plagosën 37.
Presidenti i SHBA Barak Obama ka nisur hetimet mbi ngjarjen e cila cilësohet në gjuhën ushtarake si “dëm anësor”.
Organizata ndërkombëtare “Mjekët pa kufij” deklaroi se një qendër mjekësore e saj në provincën Kunduz në veri të Afganistanit u bombardua, duke shkaktuar 19 të vdekur dhe 37 të plagosur.
Sipas deklaratës, sulmi zgjati mbi gjysmë orë. 12 punonjës të organizatës “Mjekët pa kufij” dhe 7 të sëmurë kanë vdekur nga ky sulm, ndër të cilët edhe tre fëmijë, ndërsa 37 të tjerë janë plagosur, nga të cilët 19 punonjës të “Mjekët pa kufij”.
Trupat e NATO-së në Afganistan e pranuan se trupat amerikane kryen sulme ndaj disa objektivave atë ditë dhe se “ka mundësi” të kenë shkaktuar dëmtimin e qendrave mjekësore aftër këtyre objektivave, duke shtuar se incidenti po hetohet.
Zëdhënësi i policisë së provincës Kunduz tha se një grup militantësh të armatosura u fshehën në qendrën mjekësore të organizatës “Mjekët pa kufij” në Kunduz, prandaj trupat e sigurisë e goditën këtë qendër, duke vrarë 15 militantë. /tesheshi.com/