Presidenti Barack Obama ndodhet në Etiopi në ndalesën e dytë të turit të tij afrikan, duke u bërë kështu i pari president amerikan në detyrë që viziton këtë shtet afrikan.
Ai pritet te takojë lideret shtetërorë të vendit dhe të diskutojë me ta luftën civilë në Sudanin e Jugut.
Presidenti Obama është gjithashtu i pari president i SHBA-ve që i adresohet bllokut prej 54 anëtarësh të Unionit Afrikan pikërisht në selinë qendrore të tij në Addis Ababa.
Obama mbërriti në Etiopi pas një vizite dyditore në Kenia./tesheshi/