Një burrë japonez 112-vjeçar, i cili u cilwsua si njeriu më i vjetër i gjallë, përmendi “të qeshurën” si një sekret për jetëgjatësinë e tij.
Chitetsu Watanabe, i lindur më 5 mars 1907, shtrëngoi grushtin e tij ndërsa një zyrtar i Librit të Rekordeve Guinness ia dorëzoi një çertifikatë në një shtëpi pleqsh në Joets, prefektura Niigata, ku ai banon. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore, sipas zyrtarëve që e takuan.
“Unë dukem si babai im, pa marrë parasysh moshën e tij,” tha vajza e Watanabe, Teruko Takahashi, 78 vjeç.
Watanabe u emërua njeriu më i vjetër i gjallë pasi mbajtësi i mëparshëm i titullit, Masazo Nonaka i ishullit verior të Japonisë Hokkaido, ndërroi jetë në 20 janar 2019 në moshën 113 vjeç.
Lindur në familjen e një fermeri në qytetin e Joets, Watanabe u transferua në Tajvan në moshën 20 vjeç dhe punoi si nëpunës i qytetit në vendlindjen e tij deri në daljen në pension.
Ai ka pesë fëmijë, 12 nipër, 16 mbesa dhe një stërnip.
Japonia është ndër vendet kryesore në botë për nga numri i njerëzve me jetë të gjatë. Kane Tanaka, një banore 117-vjeçare e prefekturës së Fukuokës, njihet nga Libri i Rekordeve të Guinness si gruaja më e vjetër e gjallë pas vdekjes së një gruaje tjetër japoneze, Chiyo Miyako të prefekturës Kanagawa, në moshën 117 vjeçe. /tesheshi.com/