Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një melodramë e tipit “Romeo e Xhuljeta” nga Ukraina

Rrëfimi: “U martova me dashurinë e jetës në bunker dhe për dy ditë ai vdiq”

by te Sheshi
08/06/2024
in Reportazhe, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Një melodramë e tipit “Romeo e Xhuljeta” nga Ukraina

Mariupol u dënua. Bombardimet e vazhdueshme ruse i kthyen rrugët në gërmadha dhe oborret në varreza.

Por pak metra nën tokë në qytetin juglindor të Ukrainës, romanca po lulëzonte.

Valerija Subotina, 33 vjeçe, ishte strehuar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal, bastioni i fundit i qytetit, ndërsa forcat ruse e rrethuan atë në pranverën e 2022.

Ajo u strehua në një nga dhjetëra strehëzat e epokës sovjetike të ndërtuara për t’i bërë ballë luftës bërthamore, thellë nën fabrikën industriale.

“Zbrisni një shkallë gjysmë të rrënuar, kaloni nëpër korridore e tunele dhe futeni gjithnjë e më thellë. Në fund arrin në këtë kub betoni, një dhomë”, thotë Valerija. Në bunker, përkrah ushtarëve dhe civilëve, Valerija punoi me Brigadën Azov të ushtrisë si oficere shtypi, duke transmetuar tmerret e rrethimit disamujor të Rusisë në mediat botërore.

I fejuari i saj Andriy Subotin, një oficer 34-vjeçar në ushtrinë ukrainase, i cili po mbronte objektin, ishte gjithashtu aty.

Çifti u takua përmes punës – Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të Mariupol – rreth tre vjet para rrethimit.

Kur Andrij takoi Valerijan, ishte dashuri me shikim të parë.

Andrij ishte optimist, thotë ajo. Ai dinte të ishte i lumtur dhe gjente gëzim në gjërat e vogla: mot me diell, buzëqeshje, shoqëri miqsh. “Ditën e parë që u takuam, kuptova se Andrij ishte shumë ndryshe nga të tjerët”.

Në tre muaj, ata u transferuan së bashku, duke marrë me qira një shtëpi të vogël njëkatëshe në Mariupol me një kopsht. Çifti filloi të ndërtonte një jetë së bashku. “Disa vite para pushtimit të plotë, isha vërtet e lumtur”, kujton ajo. Gjithçka ndryshoi në shkurt 2022.

Pak ditë para 24 shkurtit, ditën kur filloi pushtimi i plotë, Andrij i kërkoi Valerijas të largohej nga qyteti. Ajo refuzoi.

“E dija se çfarëdo që të ndodhë, duhet të jem në Mariupol, duhet të mbroj qytetin tim”.

Disa javë më vonë, ata ishin të dy nën tokë, në bunkerët e Azovstalit. Ata shiheshin pak, por kur ndodhte ishin momente “lumturie të pastër”. Në atë moment, Mariupol ishte në prag të një fatkeqësie humanitare. Sulmet në infrastrukturë ndërprenë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të qytetit dhe ushqimet po mbaronin. U shkatërruan edhe shtëpitë dhe ndërtesat e civilëve.

Më 15 prill, një bombë e madhe u hodh mbi objektin. Valerija i shpëtoi vdekjes për pak. “Më gjetën mes trupave të pajetë, isha e vetme e gjallë, nga njëra anë mrekulli, por nga ana tjetër një tragjedi e tmerrshme”.

Ajo duhej të kalonte tetë ditë në një spital nëntokësor me një tronditje të rëndë.

“Era e gjakut dhe kalbëzimit ishte gjithandej”, thotë ajo.

“Ishte një vend shumë i frikshëm ku shokët tanë të plagosur, me gjymtyrë të prera, ishin të shtrirë gjithandej. Ata nuk mund të merrnin ndihmën e duhur sepse kishte shumë pak mjete mjekësore.”

Andrij ishte thellësisht i shqetësuar për Valerijan pas lëndimit të saj dhe filloi të planifikonte dasmën pikërisht atje, në bunker.

“Dukej sikur kishte një nxitim, sikur nuk do të kishim më kohë,” thotë Valerija. “Ai bëri disa unaza martese me letër alumini me duart e veta dhe më kërkoi të martohesha me të, sigurisht që i thashë ‘po’. Ai ishte dashuria e jetës sime. Dhe unazat tona prej fletë alumini  ishin perfekte.”

Më 5 maj, çifti u martua përballë komandantit të vendosur në objekt. Ata kishin ceremoninë e tyre në bunker, të veshur me uniformat e tyre si rrobat e dasmës.

Andrij i premtoi gruas së tij se do të bënin një dasmë të vërtetë kur të ktheheshin në shtëpi, me unaza të vërteta dhe një fustan të bardhë.

Dy ditë më vonë, më 7 maj, ai u vra nga granatimet ruse. Valerija nuk e mori vesh menjëherë.

“Njerëzit shpesh thonë se ndjejnë diçka brenda kur vdes një njeri i dashur. Por unë, përkundrazi, isha në humor të mirë. Isha e martuar dhe e dashuruar”.

Por kur u njoftua, një nga gjërat më të vështira ishte të ruante “kaplimin nga trishtimi” teksa mbronte qytetin e saj së bashku me “djemtë e saj” – shokët – në Azovstal.

“Djemtë e mi ishin gjithmonë rreth meje. Ata uleshin pranë meje, flinin pranë meje, më sillnin ushqim dhe më mbështetnin”, thotë ajo. “Unë mund të qaja vetëm kur ata nuk po shikonin.”

 Në një moment, frika e luftës dukej se ishte shuar nga pikëllimi i saj. “Nuk më interesonte më… Thjesht e kupton se ka shumë më tepër njerëz që të presin në botën tjetër, nëse ka një të tillë, sesa këtu me ty.”

Ushtarët ukrainas në Azovstal më në fund u dorëzuan më 20 maj. Valerija ishte në mesin e 900 robërve të luftës që u morën me forcë nga Mariupol nga forcat ruse.

Me sa di Valerija, trupi i të shoqit mbetet në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin tashmë të pushtuar. Ndonjëherë, thotë ajo, shikon nga qielli dhe flet me të. /tesheshi.com/

Related Posts

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës
Bota & Rajoni

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?
Diplomaci

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…
Shëndet & Gatim

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Next Post
Doktori i njohur shqiptar: Ja njeriu që krijoi COVID-in, i biri i një nazisti!

Doktori i njohur shqiptar: Ja njeriu që krijoi COVID-in, i biri i një nazisti!

“Shuplakë” për zonjën e parë të Francës nga mbretëresha britanike?!

“Shuplakë” për zonjën e parë të Francës nga mbretëresha britanike?!

Meloni, miss-i politik i zgjedhjeve europiane

Meloni, miss-i politik i zgjedhjeve europiane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni