Mijëra besimtarë myslimanë janë lutur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi xhamitë ekzistuese nuk i zënë dot vëllimin e tyre.
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Natën e Kadrit kishte organizuar lutjen në bulevard me një koordinim me Policinë e Tiranës, e cila ndaloi qarkullimin e automjeteve nga sheshi “Skënderbej” deri te Piramida.
Gra, burra, fëmijë, të rinj e të moshuar u bënë pjesë e faljeve dhe lutjeve në këtë natë mirësish dhe vlerash të panumërta. /tesheshi.com/