Në një spital privat në Republikën e Afrikës së Jugut, luani 16-vjeçar Chaos po trajtohet nga kanceri i lëkurës, shkruan National Geographic.
Kanceri i lëkurës në të ashtuquajturin “mbret të xhunglës” u diagnostikua në prill 2018. Klinika Muelmed ishte zgjidhja më e mirë për trajtim sepse ajo ofron shërbimet e saj për kafshët duke bashkëpunuar me klinikën veterinare Onderstepoort.
Pesë radioterapistë dhe një onkologë po marrin pjesë në trajtim. Është parashikuar që Chaos-i do të kalojë përmes tre trajtimeve të rrezatimit.
National Geographic ka kujtuar se luanët jetojnë deri në 14 vjet. Ndërsa në rrethana të kufizuara, në kafaz apo kopshte sologjike, jetëgjatësia e tyre mund të zgjat deri në 22 vjet.
Ka ferma blegtorale ku këto kafshë rriten për t’iu shitur më pas turistëve dhe që jetojnë në kushte të tmerrshme – thotë National Geographic. /tesheshi.com/