Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një film shqiptarësh nga Hollivudi në Tiranë

by te Sheshi
30/10/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Një film shqiptarësh nga Hollivudi në Tiranë

Nickola Shreli, aktori  hollivudian me origjinë nga Velipoja 

Ilir Bardha (i biri i Ekrem Bardhës), producent me origjinën nga Leskoviku 

Nga Bardha Nergjoni

Nickola Shreli e Ilir Bardha janë në Tiranë për të prezantuar filmin e tyre. Familjet e tyre jetojnë në Detroit, Michigan dhe ata janë fëmijë emgrantësh që patën fatin të lindin në Tokën e Premtuar, duke qenë me gjak shqiptari. Nuk është vetëm premiera e filmit që i ka entuziazmuar, por dhe riardhja e tyre në Shqipëri, shndërrimi i saj, të paktën për sytë e tyre. Nickola është aktor, ndërsa Iliri producent.

Janë takuar rastësisht dhe janë bërë bashkë si shumë shqiptarë në Amerikë. Kanë realizuar një show të suksesshëm dhe më pas kanë fituar një projekt për jetën në Detroit dhe pavarësisht se është një film për të rinjtë, dy realizuesit janë kujdesur që shqiptarët të jenë pozitivë.

635728418693069673-A080C007-130320-R3F9

Filmi Cash Only ka pasur premierën e tij në Tirana Film Festival. Ata janë në Shqipëri edhe për një arsye tjetër shumë kuptimplotë. Nick mbështet prej 3 vjet e gjysëm një djalë 9 vjeçar në Bathore nëpërmjet organizatës Word Vision.

Në një intervistë të përbashkët, por të shkurtër, ata nuk ngurrojnë të përcjellon ca pak të dhëna dhe ca pak impresione…

Si po ju duket Tirana? 

Nickola Shreli: Kam qenë këtu dy vjet më parë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.  Më duket se po ecën për mirë, jeni në rrugë të mbarë. Sigurisht që duhen shumë gjëra që ky vend të zhvillohet sidomos në industri. Duhet të ketë më shumë mundësi që shumë prodhues të vijnë këtu. Infrastruktura duhet të ecë më shpejt. Duhet të ketë më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje nga shteti. E dua këtë vend dhe sidomos kur shikoj shqiptarë kudo ndjehem shumë mirë.

Bardha: Kam ardhur në Shqipëi për herë të parë në vitin 1991, si dhe babai im  që u kthye pas 25 vjetëve pas arratisjes. Në atë kohë kishte vetëm një makinë, asnjë restorant, asgjë, tani gjithçka ka ndryshuar, më duket shumë mirë. Tani shoh njerëz të bukur dhe njerëz që e duan zhvillimin.

Nga cili vend i Shqipërisë është origjina juaj? 

Shreli: Babën e kam prej Velipoje, ndërsa nënën prej Ulqini. Ata emigruan në Detroit në vitin 1969. Babai im u largua mes frikës pa asgjë dhe arriti t`ja dalë atje. I jam mirënjohës që u arratis se këtu ishte diktaturë ndoshta as unë nuk do isha sot.

Bardha: Babain e kam nga Leskoviku, në një vend të quajtur Rada, ndërsa nëna ka lindur në Greqi por është shqiptare nga rrethinat e Tiranës.

Çfarë ka mbetur shqiptare në familjet tuaja? 

Bardha: Babai im është patriot e do shumë Shqipërinë. Edhe familja e Nikut është e njëjtë. Janë shumë krenarë të jenë shqiptarë.

Shreli: Celebrojmë festat njëlloj si traditat e vjetra, festa, dasma, hatre, fejesa. Edhe kur lindin fëmijët i bëjmë të njëjta adetet si shqiptarët. Prindërit tanë i ruajnë me fanatizëm.

Sa e vështirë është për familjet emigrante për t’ja dalë në Amerikë? 

Bardha: Amerika është i vetmi vend në botë që garanton që nëse ke pasion ia del. Babi im ia doli, familja e Nich ia doli, shumë të tjerë ja dolën. Nëse nuk ja keni dalë atëherë nuk jeni përpjekur mjaftueshëm. Në SHBA ekziston një shprehjen “Kur ka një mund, ka edhe një rrugë”.  Vendet e tjera kanë ndalesa dhe ndoshta pengesa për emigrantët, ndërsa Amerika është ndryshe dhe nëse je i zgjuar, nëse je i shkathët atëherë ja del. Të marrim një shembull nga industria e filmit. Mund të mos kesh para, por ja del të realizosh një film. Kur ka të rinj dhe me pasion, njerëz që duan të shprehen, u jepet një mundësi. Pra në Amerikë shpenzon një dollar dhe të kthehet, pra është e mundur. Me sa shikoj, Shqipëria nuk po i mbështet  të rinjtë, krijuesit, atëherë po humb shumë se rinia do të përfaqësojë këtë vend. Amerika ka shumë programe mbështetëse. Arsyeja e madhe që ne bëmë filmin është se jemi mbështetur në një program financiarisht.

Shreli: Familjet tona nuk kishin asgjë kur shkuan në Amerikë, as para as edukim, nuk dinin as gjuhën. Duhet të punonin shumë. Shumë kosovarë kanë ardhur edhe pas lufte me asgjë, por ja kanë dalë. Shqiptarët atje kanë një cilësi të mirë që e mbështesin njëri-tjetrin, mund të kemi shumë gjëra të këqia por i japim ndihmë shqiptarëve në fillim për të ngritur një biznes apo për të gjetur një punë.

Bardha: Siç e tha edhe Nick,  familjet shqiptare u bënë bashkë në Amerikë. Kur një shqiptar vinte ata e ftonin me krahëhapur, i japin mundësinë. Ne kemi ndihmuar shumë shqiptarë. Mjafton të thërriste dikush “a ka shqiptarë këtu?” dhe dikush do t`i përgjigjej. Ne e kemi cilësi pasi të tjera komunitete nuk e kanë. Nëse je një shqiptar dhe vjen në vendet ku qëndrojnë komunitet shqiptarësh në SHBA, atëherë je i mikëpritur.

Ju mbështesni një djalë në Shqipëri, si e vendosët të adoptoni një fëmijë në distancë? 

12185162_353523531489466_339142914929581129_o

Shreli: Më pëlqejnë fëmijët, jam baba, por jo vetëm, kjo pasi kam qysh nga viti 2007 që jam lidhur me programin  e Word Vizion për të ndihmuar fëmijët shqiptarë. Sigurisht që nuk jam gjithmonë mirë, ka raste që nuk kam para por e mira është që ato para të mos i harxhosh kot, por të ndihmosh për të bërë ndryshimin në jetën e një fëmije që ka më shumë nevojë dhe nuk është në zgjedhjen e tij rrethana apo situata në të cilën ndodhet.

Duke bërë kërkime gjeta Word Vizion që më lidhën me një djalë që i ngjante babait tim kur ishte i vogël. Nuk është se kam shtëpi të madhe. Por duhet të bësh dicka të mirë ndonjëherë kur mundesh.

Është e vërtetë që ju Nick keni qenë nxënës i keq në shkollë?

Shreli: Po. kam qenë djal i keq në shkollë. Vazhdoj të jem djalë i keq…(qesh)

Cash only është një film me skena ku tregohet më shumë forca fizike. Si mendoni se do pritet? 

Bardha: Në fakt jam pak në ankth se si do të pritet. E di shumë mirë që do të pëlqehet nga të rinjtë. Kam frikë se gjenerata e vjetër nuk do të jetë shumë dakort. Kemi ca probleme me imazhin në botë ne shqiptarët. Në fakt, nëse e shikon përtej është një film shumë pozitiv për shqiptarët që bëjnë sa të munden me aq sa kanë në dorë. Ky është një imazh pozitiv i shqiptarëve. Por kam frikë se ndoshta gjenerata e vjetër nuk do ta kuptojë tërësisht qëllimin e filmit, anën artistike, e ndoshta nuk do të marrin atë që duam nga filmi.

Shreli: Unë e kam shkruajtur, Iliri është producenti. Shqipëria është një copëz e vogël dhe në biznesin e filmit duhet të bësh diçka që tërheq. Për tregun e filmit nuk ka rëndësi se është prodhimi i dy shqiptaro-amerikanëve, por duhet të bësh dicka për të kënaqur ndjekësit. Është pak kontraverse, por të rinjtë kërkojnë aksion, dhunë, seks, drogë. Në film vjen një e vërtetë e pjesës  fshehtë të Detroit. Ndoshta ka njerëz që nuk e pëlqejnë, por ky është art, dhe nëse të pëlqen e ndjek ose nuk e ndjek.

Bardha: Nick nuk e shkruajti për shqiptarët por unë si producent e lexova dhe u dashurova me idenë për të bërë një film të tillë.  Iliri donte të kishte më shumë shqiptarë. Familjet tona kur erdhën bënë të pamundurën ashtu si shumë familje të tjera shqiptare dhe unë do të doja të ishte i tillë.  Në fund jep një imazh pozitiv të shqiptarëve.

Personazhi kryesor Elvisi, sa përqind është Nick?

Shreli: Elvisi ka shumë prej meje. Jam gjaknxehtë, konfliktual, mund të them ndoshta 70 përqind të karakterit të personazhit kryesor. Besoj se aktorin do ta duan shumë.

Bardha: Unë mendoj se nëse i vë dy personazhet kryesore kanë shumë të përbashkëta

Do të kemi projekte që i kushtohen tërësisht shqiptarëve?

Bardha: Kam një projekt që është mbështetur në historinë e arratisjes së babait tim. Kur u bë komunisit ky vend shumë njerëz qëndruan, u burgosën e vranë. Jeta e tij dhe familjes ishte në rrezik. Njeriu shpesh vihet para zgjedhjeve të vështira në jetë. Nga kjo zgjedhje varet fati i tij.  Babai im Ekrem Bardha, gjyshja dhe xhaxhai im u arratisën. Dhe jeta ime u diktua nga kjo arratisje. Në nder të babait dhe të shumë shqiptarëve që u arratisën jam duke zhvilluar një tjetër film e do të jem shumë shpesh në Shqipëri. Ndoshta aktorët do të jenë shqiptarë. Kemi dëshirë të bashkëpunojmë me prodhuesit shqiptarë të filmave. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Punonjësit muslimanë gjejnë të drejtën: një gjykatë amerikane vendos dëmshpërblimin e tyre me 240.000 dollarë

Punonjësit muslimanë gjejnë të drejtën: një gjykatë amerikane vendos dëmshpërblimin e tyre me 240.000 dollarë

VIDEO/Për një mëngjes të bollshëm e të shijshëm: biskota më çokollatë

VIDEO/Për një mëngjes të bollshëm e të shijshëm: biskota më çokollatë

Pragzgjedhje/ Turqia ka nevojë për një qeveri të krijuar nga një parti e vetme; kërcënimi gylenist përhapet në SHBA

Pragzgjedhje/ Turqia ka nevojë për një qeveri të krijuar nga një parti e vetme; kërcënimi gylenist përhapet në SHBA

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni