Kritiku kryesor i Bashës brenda PD-së, ish-presidenti Nishani, mbrojti Berishën pas shpalljes “non grata” nga SHBA, e njëherësh, në kuadër të kësaj çështjeje, akuzoi Bashën si hipokrit.
“Unë kam një histori personale bashkëpunimi me z Berisha. Unë president, z.Berisha kryeministër.
Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi.
Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën”, tha parashikueshmërisht Nishani, duke kaluar më pas te Basha.
Qëndrimi i z Basha ishte hipokrit!
“Ai u mbështet tek kërkesa për transparencë për këtë çështje çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë transparencë, por z.Basha dhe unë e kemi të qartë: transparencën duhet ta bëj Basha, pasi në opinionin publik ka diskutime se është i ndikuar nga z. Berisha në vendimet më të rëndësishme që ka marrë z. Basha në PD.
Dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë çështje.
Basha duhet të flasë publikisht a është shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo janë vendime të tij kjo është transparenca që duhet të bëj Basha?”, arsyetoi Nishani. /tesheshi.com/