Operacionet për shpëtimin e kafshëve janë të zakonshme në Stamboll. Një i tillë është pasqyruar gjatë gjithë javës në televizionet turke, e për fat, ka patur një fund të mirë, edhe pse ka zgjatur për shumë kohë.
Një këlysh tremuajsh është nxjerrë nga një pus i thellë pas 11 ditësh, në një operacion të pandërprerë, ku kanë marrë pjesë zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit që i përkasin bashkisë lokale, si dhe njësi të Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave.
Qeni kishte rënë në një pus 70 metra të thellë e 30 centimetra të gjerë në lagjen Bejkoz, në pjesën aziatike të metropolit turk.
Gjatë tërë këtyre ditëve janë zbritur në fundin e pusit ushqime e ujë për ta mbajtur në jetë këlyshin e gjorë.
I dërguar në spitalin e kafshëve, qenit të shpëtuar i është vënë emri “Kuyu”, që do të thotë pus. /tesheshi.com/