Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Thomas Piketty*: Si mund të arrihej një paqe izraelito-palestineze

Profesori i njohur francez thotë se qeveria Netanjahu njeh vetëm gjuhën e forcës

by te Sheshi
12/05/2024
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Thomas Piketty*: Si mund të arrihej një paqe izraelito-palestineze

A mund të arrihet ende një zgjidhje e konfliktit Izrael-Palestinë përmes krijimit të dy shteteve, dhe në çfarë kushtesh do të ishte ajo e zbatueshme? Së pari, një fakt që të bën optimist: Si në Izrael ashtu edhe në Palestinë, ka shumë lëvizje qytetare për paqe, të cilat mbrojnë me këmbëngulje dhe imagjinatë një zgjidhje paqësore dhe demokratike të konfliktit të gjatë.

Por për fat të keq këto grupe janë në pakicë, dhe pa një mbështetje të fuqishme nga jashtë, ato kanë pak shanse të kenë sukses. Prandaj që të dilet nga ky ngërç, ka ardhur koha që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku marrin thuajse 70 për qind të eksporteve izraelite, ta përputhin fjalët me veprimet.

Në rast se qeveritë perëndimore, e mbështesin vërtet zgjidhjen me dy shtete, atëherë duhet të vendosen sanksione ndaj qeverisë izraelite, e cila po shkel hapur të gjitha perspektivat për paqe, duke zgjedhur vazhdimin e shtypjes së palestinezëve, dhe duke kundërshtuar njohjen e shtetit ë tyre.

Pra, duhet të ndalet urgjentisht ndihma ushtarake ndaj Izraelit. Mbi të gjitha SHBA-ja dhe Evropa duhet të godasin me sanksione Netanyahun dhe aleatët e tij në qeveri. Kjo nënkupton zbatimin e sanksioneve tregtare dhe financiare, të cilat duhet të shtohen gradualisht deri në nivele që të imponojnë bindjen e izraelitëve ndaj kërkesave të tyre.

Bojkoti akademik i nisur në shumë universitete të botës nuk do të mjaftojë, madje mund të rezultojë të jetë joproduktiv. Sepse shpeshherë në kampuse mund të gjenden kundërshtarët kryesorë të së djathtës izraelite, dhe në shumë raste e djathta do të kënaqet t’i dobësojë dhe t’i izolojë ata nga bota e jashtme.

Njëkohësisht me vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit, Evropa dhe SHBA-ja duhet të vendosin sanksione të forta dhe imponuese kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij të jashtëm, dhe të forcojnë me vendosmëri organizatat përfaqësuese dhe demokratike palestineze.

Sfida të mëdha

Ky përfshirje e madhe nga jashtme, e cila në mënyrë ideale duhet t’i bashkojë vendet perëndimore dhe një koalicion vendesh nga Jugu Global, është akoma më thelbësor, duke pasur parasysh se asnjë zgjidhje me dy shtete nuk do të jetë e mundur pa një strukturë të fortë konfederate, një formë e bashkimit izraelito-palestinez e ngjashme me Bashkimin Evropian, dhe duke garantuar një numër të caktuar të të drejtave themelore.

Të dyja territoret dhe popullsitë janë të ndërthurura thellë midis tyre, për shkak të shkallës së lartë vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, numrit të madh të punëtorëve palestinezë të punësuar në Izrael me lidhje familjare me arabët izraelitë dhe të fragmentimit të territoreve palestineze.

Si fillim, unioni izraelito-palestinez duhet të garantojë lirinë e lëvizjes dhe të krijojë një bazë minimale të të drejtave sociale dhe politike për izraelitët që jetojnë ose punojnë në Palestinë, si dhe për palestinezët që jetojnë ose punojnë në Izrael.

Një nga projektet më të suksesshme në këtë kuadër është ai i zhvilluar nga lëvizja e njohur e qytetarëve izraelito-palestinezë “Një tokë për të gjithë”, shumë shpesh e injoruar jashtë vendit.

Kjo strukturë konfederative mund të shndërrohet në fund në një të vërtetë shtet izraelito-palestinez dy-kombëtar që i trajton të gjithë qytetarët e tij në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga origjina, besimi apo feja e tyre.

Por që të nisë ky process është thelbësor ushtrimi i një presioni shumë të madh që duhet të vijë nga jashtë, i mbështetur nga burime të konsiderueshme financiare (por që janë brenda mundësive të Evropës ose SHBA-së) si dhe nga një forcë shumëkombëshe për të zbatuar marrëveshjen dhe arritur çarmatosjen e Hamasit dhe grupimeve ekstremiste në të dyja anët.

Sfidat mund të duken të mëdha, por cila është alternativa? Të presim në mënyrë paqësore që masakra e hapur ndaj civilëve palestinezë të arrijë në 40.000 të vdekur, pastaj 50.000 dhe më tej akoma në 100.000 të vdekur? Kostoja morale dhe politike e mosveprimit të Perëndimit është shumë e madhe.

Ajo mund të shpjegohet para së gjithash nga vështrimi egoistik i shoqërive evropiane dhe amerikane, që janë shumë më të shqetësuara për ndarjet e tyre të brendshme, dhe për pasojë nuk kanë ndonjë interes të vërtetë për një zgjidhje konstruktive të konfliktit Izrael-Palestinë.

Pastaj ekziston edhe antisemitizmi i vjetër, që nuk ka reshtur ndonjëherë dhe që është gjithmonë i gatshëm për t’u rindezur, bazuar në padijen dhe keqkuptimin e tjetrit. Pretendimi se çdo hebre bashkëpunon me gjeneralët izraelitë, është po aq i marrë sa akuza se çdo musliman është bashkëpunëtor i xhihadistëve.

Shpresa

Ndërkohë, ajo që është e re këtë herë është instrumentalizimi i turpshëm i luftës kundër antisemitizmit. Nga e djathta dhe tani edhe qendra e politikës, mobilizimet pro-palestineze cilësohen menjëherë si antisemite – madje edhe nga antisemitët më famëkeq – dhe shoqërohen me një islamo-majtizëm imagjinar, pa shprehur asnjë shqetësim mbi realizmin e fjalimeve dhe propozimeve që vijnë nga këto protesta.

Fakti që ka provokatorë, të cilët janë të gatshëm të luajnë me zjarrin në të gjitha kampet është më se i qartë. Por është gjithmonë i mundur distancimi prej tyre dhe përqëndrimi tek ajo që ka rëndësi. Mjerisht, frika (për të mos thënë urrejtja) ndaj Islamit dhe muslimanëve evropianë, duket se ndonjëherë pengon çdo lloj reflektimi të qetë.

Akuzat për antisemitizëm na lejojnë të pastrojmë ndërgjegjen tonë, ndërsa mbyllim njërin syrin ndaj masakrave të vazhdueshme. Në SHBA, pakica muslimane është më e vogël sesa në Evropë dhe shkakton më pak tension. Por reflekset politike janë të njëjta, me bonusin e një mobilizimi mesianik, gjysmë deluzional të të krishterëve ungjillorë në favor të Izraelit.

Anasjelltas, një pjesë e madhe e studentëve hebrenj dhe hebrenjve laikë të të gjitha moshave, po mobilizohen tani përtej Atlantikut në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve. Kjo është arsyeja kryesore pse duhet pasur shpresë.

Në të dyja anët e Atlantikut, të rinjtë po i refuzojnë si ndarjet e vjetra ashtu edhe urrejtjet e reja. Ata po e shohin shumë qartë, se në konfliktin Izrael-Palestinë, në lojë është mundësia e të jetuarit së bashku përtej origjinës sonë. Mbi këtë shpresë, ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë.

*Thomas Piketty, profesor në Shkollën Ekonomike të Parisit.

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Sinjalet e “frikshme” nga Eurosong-u: a po i vjen fundi qytetërimit europian?

Sinjalet e "frikshme" nga Eurosong-u: a po i vjen fundi qytetërimit europian?

Alarm në Bruksel nga ajo që ndodhi në Shkup

Alarm në Bruksel nga ajo që ndodhi në Shkup

Një sindromë e re fatale e lidhur me COVID-19?

Një sindromë e re fatale e lidhur me COVID-19?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni