Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Selcuk Bayraktar: Të jetosh në kohën e përbindëshave si Benjamin Netanyahu

Pohimi: Edhe djalli “më i matur” se ai!

by te Sheshi
28/07/2024
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Selcuk Bayraktar: Të jetosh në kohën e përbindëshave si Benjamin Netanyahu
74
SHARES

Gjatë një fjalimi drejtuar Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të mërkurën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, iu kundërvu kritikave dhe akuzave ndërkombëtare, sipas të cilave Izraeli ka kryer dhe vazhdon të kryejë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, ku të paktën 40.000 njerëz – burra, gra, fëmijë dhe foshnja  – janë vrarë deri më sot.

Ai mbështeti më me vendosmëri politikën e qeverisë së tij për gjenocid dhe shfarosje, duke refuzuar të sinjalizojë se kjo gjakderdhje do të ndalet së shpejti. Fundi i atij fjalimi skandaloz, u shoqëria me duartrokitje të mëdha nga disa prej politikanëve kryesorë të Amerikës.

Edhe sikur Djalli dhe miqtë e tij të kishin zbritur në Tokë dhe të kishin kryer një ritual, do të kishin qenë me siguri më të matur. Të dhënat shkencore sugjerojnë se i Plotfuqishmi e krijoi botën katër miliardë vjet më parë. Që atëherë, ajo është shkatërruar dhe rindërtuar shumë herë.

Gjatë 200.000 viteve të fundit, njerëzimi ka krijuar institucione, organizata dhe marrëveshje për të ruajtur paqen dhe për të promovuar rendin, duke mësuar nga gabimet e së kaluarës. Në fakt, kjo është ajo që na dallon nga të gjitha krijesat e tjera:ne njerëzit jemi unikë në aftësinë tonë për të  grumbulluar njohuri dhe ua përcjellë atë brezave të ardhshëm.

Për shembull, ndryshe nga kastori, i cili prej miliona vjetësh ndërton saktësisht të njëjtën digë të vogël me thupra në bregun e një lumi apo në mesin e një përroi të vogël. Prandaj, është shqetësuese që sot mbeten ende të rëndësishme fjalët e Antonio Gramscit në vitin e largët 1932, pak para Luftës së Dytë Botërore: “Bota e vjetër po vdes, dhe bota e re po përpiqet të lindë; tani është koha e përbindëshave”.

Një shekull më vonë, njerëzimi ka kryer një cikël të plotë, duke u rikthyer mjerisht në të njëjtën situatë. Pavarësisht krijimit të institucioneve si Kombet e Bashkuara dhe miratimit të dokumenteve si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, të cilat synojnë promovimin e paqes dhe drejtësisë, ne po dëshmojmë sot gjenocidin e parë në histori, të transmetuar drejtpërdrejt përmes televizionit dhe mediave sociale.

Lloji i vuajtjes që po shpaloset aktualisht në Palestinë është i paprecedentë. Populli palestinez, i cili i ka rezistuar padrejtësisë për 75 vjet me radhë, po guxon tani që të mbijetojë para një auditori global. Rezistenca e popullit palestinez, është emblemë e një lufte më të gjerë njerëzore për drejtësi, siç përshkruhet në një nga poezitë e mia të preferuara “Së shpejti do të lindë dielli”, nga Erdem Bajaziti: “Ju jeni heronjtë e njerëzimit, që po i rezistoni marshimit të mjeteve të blinduara prej çeliku!”.

Është një fakt i pamohueshëm, që lufta për drejtësi dhe lufta për një botë më të mirë janë tema të përhershme që kanë jehonë të madhe në ndërgjegjen tonë kolektive. Siç thuhet edhe një varg veçanërisht prekës nga një tjetër poezi e preferuar  nga unë “Jetë e dashur” e Ismet Ozel: “Ajo që di, është se të jetosh, do të thotë të luftosh nën një qiell të kthjellët për dashurinë e fëmijëve.”

Dhe ky mision nuk është vetëm një ideal teorik, por një domosdoshmëri praktike, të cilën njerëzimi duhet ta përqafojë për të shmangur përsëritjen e mizorive historike dhe për të siguruar një botë të drejtë dhe paqësore. Rreth 20 vjet më parë, kur isha ndihmës në programet kërkimore në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT) në SHBA, së bashku me një grup studentësh nisa një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin mbi luftën e palestinezëve për liri.

Vendosnim postera, shfaqnim filma informues dhe shpërndanim broshura. Apatia, e cila e ndalon ende sot bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrë veprime kuptimplota sot, u shfaq edhe atëherë në formën e pyetjeve të tipit:E çfarë do të ndryshojë kjo fushatë? A do të ndihmojë ajo në ndalimin e gjakderdhjes që vazhdon atje prej dekadash?

Skepticizmi ishte i kuptueshëm, por në analizë të fundit i gabuar. Ndikimi i veprimeve në dukje të parëndësishme, nuk është gjithmonë i menjëhershëm apo i dukshëm. Por ato kontribuojnë në një lëvizje më të gjerë të ndërgjegjësimit dhe ndryshimit.

Në fakt, falë Allahut, protestat kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, madje edhe  shkollat më prestigjioze në botë si Harvard, MIT, Kolumbia. Veprimet tona, qoftë përmes ngjarjeve të organizuara apo përpjekjeve individuale, ndihmojnë në betejën e madhe për drejtësi.

Ne nuk jemi thjesht vëzhgues pasivë, por pjesëmarrës aktivë në formësimin e strukturës morale të shoqërisë sonë. Ndryshimet që kërkojmë duhet të nisin nga brenda nesh.

Siç u thashë miqve të mi dy dekada më parë, rezistenca dhe lufta nuk janë vetëm për heronjtë në vijën e parë të frontit, por edhe për ne të tjerët, për ta shndërruar në veprim indiferencën tonë. Synimi përfundimtar, është të krijojmë një botë ku fëmijët tanë mund të rriten në siguri dhe dinjitet. Dhe kjo kërkon një përpjekje kolektive për të mbështetur drejtësinë, për të sfiduar shtypjen dhe për të promovuar paqen. Poezia vazhdon kështu:

“Sepse nëse nuk luftojmë,

buka që ndajmë në tryezë,

kujtimet e ngrohta të fëmijërisë,

ashtu si shumica e plagëve,

do të përhapeshin përtokë,

mishi ynë do të kalbej

dhe gjithë qielli mbi ne do të kutërbonte”.

Dhe ky do të jetë rezultati, në rast se nuk veprojmë tani. Atëherë, çfarë pret ende njerëzimit që të braktisë hedhjen e themeleve për një apokalips të tillë? Le të vazhdojmë të recitojmë poezinë në fjalë: “Bota po i kthehet vlerave të saj me një kokëfortësi të pakorruptueshme, yjet po përhapen poshtë nesh dhe fytyra ime nxiton drejt ujit dhe Zbulesës”

Palestinezët po e përmbushin detyrën e tyre duke rezistuar. Jemi ne të tjerët që duhet të ndryshojmë qasje. Të gjithë ne, dhe jo vetëm ata pak njerëz që tashmë janë duke e ngritur në protestë për të garantuar drejtësi për Palestinën.

Bota nuk mund të shpëtohet nëse dhe derisa të ndryshojë qëndrim edhe pjesa tjetër e saj. Ndaj le të hedhim sot hapin më të vogël drejt të bërit të së mirës qoftë edhe më të vogël, që pas dy dekadash , të kemi mundësi t’u themi fëmijëve tanë se e mbrojtëm atë që ishte e drejtë, dhe e bëmë këtë për hir të një botë të drejtë .

 Shënim: Selcuk Bayraktar, themelues dhe drejtues i kompanisë turke “Baykar Technologies”, që prodhon dronët ushtarakë “Bayraktar”, të famshëm në mbarë botën. 

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Putin paralajmëron SHBA-në…

Putin paralajmëron SHBA-në…

Parashikimi: Kush do jetë femra në krye të PS-së në të ardhmen?

Parashikimi: Kush do jetë femra në krye të PS-së në të ardhmen?

Rama: Ju tregoj deputetin model të PS-së

Rama: Ju tregoj deputetin model të PS-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni