Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ramzy BAROUD: Jo “krizë në Islam”: thjesht apati e “historianëve”

by te Sheshi
25/07/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ramzy BAROUD: Jo “krizë në Islam”: thjesht apati e “historianëve”

Historiani Tom Holland u mundua në programin “BBC This Week” të kundërshtojë argumentin se i ashtuquajturi Shtet Islam nuk duhet etiketuar si i tillë: “Shteti Islam”.

Logjika e Holland-it në program ngjante më filozofike, e zënë me dialektikën dhe logjikën e gjuhës, dhe thuajse jo e vendosur në një kontekst të duhur historik.

Komentet e tij ishin në përgjigje të kundërshtimit të kryeministrit britanik, David Cameron-it, ndaj përdorimit nga BBC-ja të frazës “Shtet Islam”. Cameron-i parapëlqen ISIL-in, që vetë do të thotë, “Shteti Islam në Irak dhe Levant”, apo cilësuesin cinik “i ashtuquajturi” që të vendoset para frazës.

Ndonëse Holland deklaron se protesta e Cameron-it ndaj përdorimit të frazës “Shtet Islam” është në thelb parimore, ai nuk pajtohet me kryeministrin. Sipas Holland-it, duke i mohuar “IS”-it të drejtën për ta përdorur frazën, Cameron-i po e kopjon strategjinë e “IS”-it të mohimit të çdo kredencialeje islame për kundërshtarët e tyre muslimanë, duke i përshkruar ata si “heretikë”. Cameron-i po luan të njëjtën lojë si “IS”-i, gjithnjë sipas Holland-it.

Version përzgjedhës i historisë

Por, në një artikull të botuar në mars nga New Statesman, Holland rreket t’u përmbahet kredencialeve të tij si “historian”, duke gërmuar në histori, ama në një version përzgjedhës të saj. Interpretimi i tij i historisë islame m’u duk mua si i huaj, pa lidhje, i veshur me çka ngjante si një referencë autentike, por pa njohuri të njëmendtë për domethënien dhe vlerat e përgjithshme të Islamit, e të frymës së mesazhit të tij.

“Problemi i ndeshur nga autoritetet fetare ortodokse në botën muslimane, gjithsesi, është shumë i ngjashëm me atë me të cilin u ballafaqua Kisha Katolike në shekullin e 16-të,” shkruante ai. “Shumë i ngjashëm,” thotë ai, por ofron pak nëpërmjet demonstrimit të pohimit të tij të pashoq.

Në programin e BBC-së i dha fund me një tjetër deklarim kategorik, duke e mbyllur me një thënie tronditëse, se “Islami” po përjeton një “krizë”.

Për dikë që protestoi kundër kërkesës së thjeshtë të Cameron-it për të përdorur një “i ashtuquajturi” përpara “Shteti Islam”, ndërsa deklaron se ka një krizë në zemër të Islamit – një feje të rrënjosur në një kulturë që shtrihet në thuajse 1400 vite, e cila shfaqet tejendanë gjeografive dhe kulturave të ndryshme, në mbarë botën – Holland duhet të bëjë më tepër kujdes.

Historia, me të tëra kompleksitetet e veta, nuk mund të izolohet nga e tashmja, me gjithë trazirën politike aktuale. Për të qenë “histori” e dubluar, ajo nuk duhet bërë një peizazh për ide politike të fshehta që maskohen si fakte historike, thjesht sepse të ngjashmit e Holland-it mund t’i përdorin referencat e shkuara historike dhe t’ia shesin ato audiencës së tij si analogji të njëmendta.

Unë e shoh veçanërisht domethënëse që pikëpamjet e Holland-it mbi historinë janë huazuar nga referenca të kamotshme, si Islami i hershëm, Krishterimi i shekullit të 16-të, etj., por nuk arrijnë të shqyrtojnë një histori më të afërt, e shumë më me lidhje, që bëri të mundur lindjen e së ashtuquajturit “Shtet Islam”.

Eshtë e pamundur që Holland të mos e dinte, apo, më së paku, të mos e vlerësonte lidhjen midis ndërhyrjeve ushtarake perëndimore në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Irak në vitin 2003, dhe lindjes së grupeve xhihadiste në rajon.

Roli perëndimor në lindjen e ISIL-it

Ta shpërfillësh plotësisht lindjen graduale të “IS”-it nga organizimet e hershme fundamentaliste që përmbytën Irakun pas invazionit amerikano-britanik, duke u shndërruar në atë forcë luftarake, është një gafë katastrofike për këdo që pretendon ta njohë historinë.

Ndërsa sektarizmi ekziston në shoqëritë muslimane, ashtu si në grupet e tjera fetare në shoqëri të tjera, ishte guvernatori amerikan i Irakut, Paul Bremer, i cili përgatiti terrenin për dhunën aktuale sektare në rajon kur në maj të 2003-shit nisi fushatën e tij të “debaathifikimit” të Irakut. Ajo rezultoi me çrrënjosjen e çdo aspekti të ndikimit të Partisë Baath në Irak, me shpërbërjen e ushtrisë, e të çdo ane të institucioneve shtetërore. Veç kësaj, solli minimizimin e çdo forme të ndikimit sunnit në vend, duke përgatitur marrjen e kontrollit nga grupet shiite, përfshirë milici të shumta shiite që vazhdojnë të përbëjnë ushtrinë irakiane.

Në fjalën e Holland-it, dhe në atë të “historianëve” të tjerë, nuk zë vend roli i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair-it, i cili, ndonëse në përgjithësi i papëlqyer nga publiku i përgjithshëm, vijon me ndërhyrjen e tij politike dhe me politikat e errëta. Blair-i ishte aleati i ngushtë i presidentit amerikan, George W. Bush-it. Së bashku, ata e kthyen Irakun në një fushë vrasëse, ku gjakderdhja nuk ka pushuar ende.

Sigurisht, Holland nuk është i vetëm në nxitjen e zhargonit të “krizës së Islamit”. Ai (zhargoni) ishte, dhe mbetet, në zemër të mendimit të diskredituar neokonservator. Qëllimi i deklarimeve të tillë është kryesisht për të mohuar çdo përgjegjësi në lidhje me rrënimin që po e mbërthen Lindjen e Mesme, e për t’ua vënë fajin drejtpërdrejt aktorëve lokalë për fatkeqësitë e vendeve të tyre.

Një ligjërim i tillë jo vetëm i nxjerr të larë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, e të tjerë nga përgjegjësia: ai i pozicionon ato si një viktimë në një luftë të nxitur nga muslimanët dhe kriza e tyre e fesë dhe sektit.

“Rritja e vazhdueshme e fundamentalizmit të dhunshëm, antiperëndimor, islam është një nga sfidat përcaktuese të kohës sonë,” shkruajti Mark Mardell në faqen elektronike të BBC-së (2 korrik 2015). “IS”-i, shkroi ai, “kontrollon hapësira të gjera të Sirisë dhe Irakut, dhe ka më tepër se thjesht pika mbështetjeje në Libi, Jemen dhe Nigeri.”

Edhe pse Mardell-i i dha të gjitha fjalët kyçe të kërkuara për ta vendosur lindjen e “IS”-it në kontekstin e duhur, ai përsëri nuk arriti ta shohë atë.

Shkatërrimi i martesës harmonike

Çfarë kanë të përbashkët Iraku, Siria, Libia dhe Jemeni? Si Iraku dhe Libia kanë përjetuar dy luftëra masive perëndimore, dhe Siria e Jemeni po viktimizohen nga nga ndërhyrja e vazhdueshme perëndimore. Lufta në Irak solli në vend el-Kaedën e kthyer në IS-i; lufta në Libi e ndau vendin midis qindra milicive rebele të armatosura nga Perëndimi, e kështu me radhë. E shihni logjikën?

Por Mardell-i nuk merret me ndonjë nga këto, teksa ai, ashtu si Holland-i, është i zënë me kapjen pas terminologjisë pa lidhje: “Dhe, më ngjan mua, sapo të nisim të bëjmë koment mbi saktësinë e emrave me të cilat njerëzit i quajnë organizatat e tyre, do të pritet vazhdimisht që ne të bëjmë gjykime subjektive. A është Kina vërtet një ‘republikë popullore’?”

Sido që Mardell-i nuk është “historian,” ai është një “paraqitës”; një njeri i medias duhet së paku të jetë në dijeni të disa çështjeve aktuale që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me temën e tij.

Një çështje e tillë aktuale, Pranvera Arabe, kishte potencialin për t’i dhënë fund radikalizimit të rinisë arabe duke u ofruar atyre një produkt demokratik që nuk shihte kontradiktë midis Islamit dhe demokracisë, në njërën anë, dhe mundësisë ekonomike, në anën tjetër.

Por çdonjë nga këto përvoja u mbyt nga forca ushtarake, duke e lënë disi Tunizinë të luftojë për demokracinë e saj në lindje kundër rekrutëve të “IS”-it dhe bamirësve të tyre.

Ideja pas dhunës është shkatërrimi i çdo mundësie për të parë një martesë harmonike midis Islamit politik dhe demokracisë, dhe i ashtuquajturi “Shtet Islam” është demoni i lëshuar kundër forcave të moderacionit dhe modernitetit në rajon.

Kjo gjendet larg të qenit një “krizë në Islam,” por është një luftë politike që në fund do të përcaktojë të ardhmen e rajonit për shumë breza që do të vijnë.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – /tesheshi.com/                                             

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Një kostum popullor shqiptar në Turqi kushton sa…një makinë

Një kostum popullor shqiptar në Turqi kushton sa…një makinë

Droni i Beogradit rikthehet në Shkup: Maqedonia, kundërshtari kryesor i kuqezinjve- ja ekipet e tjerë të grupit G

Droni i Beogradit rikthehet në Shkup: Maqedonia, kundërshtari kryesor i kuqezinjve- ja ekipet e tjerë të grupit G

Olitec: revolucioni në tregun e celularëve! Veç qirasë, ja çfarë i ofron tjetër klientit shqiptar

Olitec: revolucioni në tregun e celularëve! Veç qirasë, ja çfarë i ofron tjetër klientit shqiptar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni