Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Liz COOKMAN*: Po nëse turqit flasin për britanikët ashtu si fushata Brexit flet për Turqinë?

by te Sheshi
26/05/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Liz COOKMAN*: Po nëse turqit flasin për britanikët ashtu si fushata Brexit flet për Turqinë?

Debati Brexit ka mbërritur tek ai momenti kur një grua shndërron fletushkat pro-BE në një lojë “Kartat kundër Njerëzimit, vetëm se secila nga kartat që mbajnë përgjigjet thotë “Turqia’. Çfarë ndodh nëse qëndrojmë? Turqia. Cili është rreziku më i madh për Britaninë? Turqia. Pi që të harroj …? Turqinë.

Ndërsa vetë Turqia ka pasur telashet e veta të shumta së fundmi, pjesa më e madhe e zemërimit nga fushatuesit e largimit nga BE është drejtuar drejtpërdrejt tek populli turk. E gjithë popullsia prej 76 milionë njerëzish e Turqisë – pjesa më e madhe dukshëm kriminelë, terroristë e gangsterë-  po përgatitetn të risistemohen në Britani në rast se vendi mbetet pjesë e BE-së dhe nëse vendi i tyre, nëse ndodh ndonjë mrekulli, do të bëhet shpejt pjesë e BE-së.

Skenari duket të ekzistojë edhe duke marrë në konsideratë druajtjen për veton e Qipros, e kur vetëm 10 për qind e popullsisë kanë pasaportë.

Niveli i lartë i lindshmërisë në Turqi përkthehet në 4 milionë turq të tjerë deri në vitin 2020, thonë fushatuesit e Brexit, dhe “ne mund të presim të shohim një milion njerëz shtesë në Britani vetëm nga Turqia në tetë vjet”. Brenda 10 vjetësh kjo do të kushtojë vetëm për përfitimet e lindjes  400 mijë paundë, thonë ata, duke mos ofruar asnjë të dhënë sesi i kanë bërë këto llogari.

Një statistikë nga një sondazh i fushatës “Voto largimin” paralajmëronte se 16 për qind e turqve “do të merrnin në konsideratë” të zhvendosen në Britani në rast të pranimit të Turqisë në BE, por se çfarë do të thotë kjo – a mund të themi se 84 për qind e njerëzve të mbetur as nuk i argëton kjo ide? – është pak a shumë e sikletshme.

Imagjinoni nëse ata flasin për kërcënimin që ne përbëjmë në Bashkimin Europian në të njëjtën mënyrë që ne flasim për ta?

“Duke marrë në konsideratë nivelin me të cilin popullsia e Britanisë po plaket”, mund të thonë ata, “dhe bazuar në faktin se 2.5 milionë britanikë i kaluan pushimet në Turqi vitin e kaluar, ne presim që të shohim sesi bregdeti ynë do të shkatërrohet nga valët e të moshuarve britanikë që arratisen nga problemi kronik që kanë në vendin e tyre me motin. Meqënëse BE, pa dyshim, do të na detyrojë të jemi pjesë e skemës së kartës europiane të sigurimit shëndetësor, ndikimi vetëm mbi kujdesin tonë shëndetësor do të jetë i papërballueshëm”.

“Një jetë e kaluar mes ushqimeve të gatuara me mikrovalë dhe abuzimit me alkoolin, do të thotë probleme me mëlçinë, një gjë që infrastruktura jonë shëndetësore nuk ka burimet t’i përballojë. Brenda një viti, ata do të kenë  ngrënë të gjithë biskotat tona. A do të lejojmë vërtet që një nga kombet më të shëndoshë në tokë të ketë liri të plotë në spitalet tona? Që tani, rreth 5 milionë britanikë jetojnë jashtë vendit të tyre. Dhe ashtu si mund ta konfirmojë çdo njeri që ka qenë në Costa del Sol, problemi është, se ata thjesht, nuk asimilohen”.

Dhe kush mund t’u vërë faj nëse thonë kështu? Një Britani me dominancë të krishterë me siguri që do të sjellë Krishtlindje të sforcuara me vete. Islamofobia do të nxisë të rinjtë e Turqisë të radikalizohen.

“Krimet e dhunshme janë shtuar”, mund të bërtasin gazetat, “edhe ata nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të burgosurit kështu që mund t’i nisin këtu me anije – ashtu si bënë me Australinë…”

“Ata do të grumbullohen këtu, do të detyrojnë gratë të veshin taka të larta në punë dhe pjesa më e madhe do të kërkojë rroga aq të larta sa ata do të nxjerrin nga tregu i punës turqit e palodhur”.

“Flasim për njerëz që jo vetëm hanë mish derri, por kryeministri i të cilëve u detyrua të mohojë se kishte pasur të bëjë seksualisht me një të tillë. Një vend, gaztorët më të famshëm të të cilit, prekin fëmijët me një pandëshkueshmëri të dukshme”.

“Ata janë të vrazhdë. Burrat e tyre kanë qejf te dehen dhe të zihen me njëri-tjetrin… Ata nuk do ta flasin kurrë gjuhën tonë. Nëse Britania mbetet në Europë, thjesht nuk do të ketë më Turqi që të shijojë përfitimet që mund të sjellë anëtarësimi në Bashkimin Europian”.

Si dikush që jeton në Turqi, dhe e mirëpritur aty, edhe pse jam nga lloji më kërcënues i emigrantëve, ata ekonomikë – më vjen turp. Brexit vërtet që ka nxjerrë në pah më të keqen e britanikëve. Mbajeni veten. Gjatë tetë muajve që unë kam dhënë mësime anglishteje, kam pyetur studentët e mi nëse do t’u pëlqente të jetonin në Britani. Pa përjashtim, ata thanë jo – për shkak se është e shtrenjtë dhe raciste.

Populli turk nuk është simbol i apokalipsit që po afron për shkak të emigrantëve. Politikanët, figurat qeveritare nga më i larti, e të gjithë ata që mendojnë se “të gjithë do të donin të jetonin këtu”, janë duke përgojuar një popull të tërë për fitime politike. Duket se kanë shumë më tepër të përbashkëta me vëllezërit e tyre “otomanë” që nuk i durojnë dot.

*Liz Cookman është gazetare freelance që aktualisht jeton në Turqi. Artikulli është botuar në gazetën londineze “The Guardian”

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Pegida protestoi, por tani u bë qesharake: dy fëmijët janë futbollistët e famshëm të përfaqsueses gjermane

Pegida protestoi, por tani u bë qesharake: dy fëmijët janë futbollistët e famshëm të përfaqsueses gjermane

“Lexo!”/ Letërsia, beteja mes mëkatit dhe ndëshkimit

“Lexo!”/ Letërsia, beteja mes mëkatit dhe ndëshkimit

Çështjet e ekonomisë dhe të sigurisë në plan të parë në takimin e G7-ës në Japoni

Çështjet e ekonomisë dhe të sigurisë në plan të parë në takimin e G7-ës në Japoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni