Deri në vitin 2009, jetonim me iluzionin e prosperitetit të gënjeshtërt. Në pjesën më të madhe, ndoshta në shumicën dërrmuese të qytetarëve, ishte krijuar përshtypja se “të gjitha” mundemi dhe janë të lehta t’i përfitojmë.
Me shpërthimin e krizës. privimi i sendeve jo të nevojshme dhe pamundësia për të kënaqur nevojat e padobishme që ne kishim krijuar, udhëhoqi shoqërine në sjellje ekstremiste, me tendenca totalitare të masës dhe preku seriozisht kohezionin e shoqërisë. Normale ishte rritja e kundërshtimeve ekstreme populiste, të cilat kultivonin shpesa per rikthimin…e kohës së vjetër.
Kriza e përkeqësuar, me kalimin e kohës, u shfaq në dimensionin e saj të vërtetë, e cila nuk ishte thjesht ekonomike. Rezultoi nga rënimi, pothuajse total, i vlerave dhe ideve, vlera të tilla si, kolegjialiteti, respekti dhe solidariteti. Në thelb është një krizë morale dhe në përgjithësi kulturore.
Kolegjialiteti tashmë i kishte lënë vendin individualizmit dhe me thellimin që vjen pas një krize të ngjashme, solli izolimi individual. Pikërisht në momentin që duhej të vepronim si grup i organizuar!
Logjika emigroi nga vendi në të cilin kishte lindur dhe qetësia pushoi të ishte një komponent i reagimit. Mbizotëroi zemërimi, arbitrariteti, autoritarizmi dhe qytetarët, ose të paktën një pjesë shumë e rëndësishme e qytetarëve, silleshin si “përbindesha”, edhe ata që shfaqeshin si mbrojtës të lirive dhe të drejtave. Politika, tashmë e diskredituar, ishte një angazhim i pështirë dhe natyrisht asgjë nuk mund të pengonte banalizimit e institucioneve.
Koncepte të tilla si “liria” dhe “dinjiteti”, u shtrembëruan. U ringjallen festime propagandistike qesharake me origjinë nga epoka e juntës, ndersa reliket e shenjtorëve ishin vënë në shërbim të projeksionit të politikanëve joadekuat(!), ose u përdoren si perde për të mbuluar paaftësinë e tyre për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive problemeve dhe vështirësive me të cilat përballet vendi.
Sigurisht, deri atëherë, nuk na interesonin në mënyrë efektive dhe serioze, kriteret mbi bazën e së cilave bëmin zgjedhjen e politikanëve tanë dhe sidomos të përfaqesuesve tanë. Mjaftonte t’i përkisnin klasës së të “famshëve” dhe jo asaj të të të aftëve.
Sot, bashkë me “të huajt”, që u demonizuan për problemet e vendit, në shkaqet e krizës u shtua dhe “e vjetra”. Por askush nuk guxon të shprehë të vërtetën e plotë në dimensionin e saj të vërtetë. Domethënë, pa përjashtuar deri me sot klasën politike nga përgjegjësitë e saj, po aq përgjegjëse është edhe kotësia dhe korrupsioni ynë, i qytetarëve dhe kjo për shkak se ne jemi ata që përbëjnë strukturat shoqërore dhe politike. Sistem politik pa qytetarë nuk ekziston.
Dalja nga kriza, ndodhet ne përpjekjen e ndryshimit individual, ne reformën personale, në ndryshim e perceptimit dhe rrjedhimisht në reformën e mëtejshme të institucioneve. Organ i ndryshimit, e vetëdijes se re që duhet të kërkojmë eshte arsimi dhe hulumtimi shkencor. Vetëm atëherë do të jetë e mundur të ripërcaktojme nevojat tona reale dhe hartimi kolektiv i një strategjie afatgjatë kombëtare për zhvillimin dhe prosperitetin.
Sektorët që shoqëria duhet të drejtojë dhe shteti të investojë janë teknologjia, zhvillimi i sherbimeve dhe produkteve inovative, burimet e rinovueshme energjitike, duke respektuar mjedisin, pasi Greqia është një destinacion turistik i rëndësishem.
Logjika “grabitqare” dhe lehtësia që ofron “arna”, “të përgjithshmet” dhe opsionet fragmentare përjashtojne ekzistencën e një politike zhvillimi të qëndrueshme, parandalojnë formimin e një plani strategjik që do të japë rezultate të përhershme dhe te qëndrueshme zhvillimi dhe prosperiteti, duke e bërë Greqinë përsëri, anëtare me të vërtetë te barabartë te Bashkimit Evropian dhe një faktor të fuqishëm të Komunitetit Ndërkombëtar edhe në qoftë se ju duhet të jepim kohë dhe përpjekje.
Një plani që nuk do të përqëndrohet ekskluzivisht në logjikën “ekonomistike” që përpiqet të mbizotërojë, do të ketë si prioritet kryesor arsim dhe trajnim, do të krijojë një menaxhim me të vërtetë funksional dhe me karakter zhvillues te çështjeve ndërkombëtare të vendit dhe se fundi, por po aq e rëndësishme, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin administrativ.
Për të arritur këto, ne kemi nevojë për të liruar veten nga “unë” dhe “kam” në mënyrë që të gjithë të kontribuojnë financiarisht, në mënyrë të drejtë dhe proporcionale, në nevojat publike. Kjo do të sigurojë kohezionin dhe paqen sociale.
Duke filluar dialogun kuptimplotë rreth këtyre çështjeve, pa llogaritur kostot politike dhe duke mos iu drejtuar “lehtësive”, ne mund të pohojnë me siguri se po mbyllet cikli i parë i Metapoliteusis. Absolutisht, pa refuzuar krejt Metapoliteusin, por me synim të vërtetë trajtim e dobësive te saj.
Hapi i parë, na takon neve. Këtu dhe tani. Është përgjegjësi e qytetarëve dhe jo e politikanëve.
*Ina Panajoti është 31 vjeç. Eshte diplomuar në Universitetin e Athinës, në degën e Shkencave Politike dhe Administratës Publike dhe zotëron Mastër në degën e Arkitekturës. Eshtë për herë të dytë kandidate për deputete me PASOK-un, në zonën e Parë të Athinës.