Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Hamid DABASHI: Momenti Halep, injoranca e sanksionuar në SHBA

by te Sheshi
10/10/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Hamid DABASHI: Momenti Halep, injoranca e sanksionuar në SHBA

Së fundmi, ish-guvernatori i Meksikës dhe kandidat presidencial i partisë Libertine, Gary Johnson e gjeti veten në një situatë tepër të sikletshme.

“Çfarë është Halepi?”, ngriti supet ai me habi ndërsa pyetej në një intervistë televizive për mendimin e tij në lidhje me rrethanat e vështira në Siri. Intervistuesi nuk po u besonte veshëve. Por kjo ishte vërtet përgjigjia. Ai nuk ia kishte idenë “çfarë” jo më “ku” Halepi ishte apo është.

Situata e sikletshme u përsërit përsëri pas disa ditësh kur Johnson u pyet se cilin kishte të preferuar nga liderët e huaj dhe ai nuk ishte në gjendje të thoshte emrin e një kreu të vetëm shteti.

“Hë, pra, duhet të përgjigjesh”, këmbënguli intervistuesi. “Kudo, në çdo kontinet, në Kanada, në Meksikë, Europë, apo në Azi, në Amerikën e Jugut, në Afrikë. Më thuaj emrin e një lideri të huaj që e respektoni”.

Johnson nuk mundi. “Kam përshtypjen se po përjetoj një moment Halepi”, rrëfeu ai më në fund.

“The New York Times”, bastioni i neoliberalizmit normativ në Shtetet e Bashkuara, me ngazëllim raporton incidente të tilla të sikletshme, dukshëm me shpresën se ato do të ndihmojnë që njerëzit të nxitojnë të votojnë ikonën e preferuar të tyre, Hillary Clinton.

Një injorancë e tillë dhe analfabetizëm nuk kufizohet vetëm tek ata që aspirojnë poste të larta politike në këtë tokë.

“Dimë se të paktën 30 milionë të rritur amerikanë nuk mund të lexojnë”, thuhej në një editorial të fundit të “The New York Times”.

“Por, zgjedhjet aktuale presidenciale mund të provojnë akoma se një pjesë akoma edhe më e madhe e qytetarisë është politikisht analfabete – dhe funksionale. Kjo gjë do të thotë se ata do të votojnë pavarësisht se nuk janë në gjendje të pranojnë faktet bazike që nevojiten për të vazhduar me jetën amerikane”.

Morali i historive të tilla është se rivalët e Hillary Clinton dhe ata që mund të zgjedhin të votojnë për ta, janë njerëz injorantë.

Çfarë dini ju?

Këto kritika, në të vërtetë, mund të jenë të vërteta dhe të përdoren mirë nga liberalët. Por supozojmë se cilido që nga Gary Johnson deri tek Donald Trump dhe mbështesit e tij janë të gjithë budallenj dhe analfabetë – atëherë çfarë?

Çështja kyçe nuk është se çfarë nuk dinë ata. Shumë më kritike është se çfarë dinë ata që Nju Jork Times dhe pjesa tjetër e mjedisit liberal mbështesin, dhe si e dinë atë që dinë apo për çfarë e përdorin atë që dinë.

Nuk ka dyshim se Barack Obama dhe Hillary Clinton mund të identifikojnë me dhjetëra liderë botërorë dhe e dinë fare mirë se ku është Halepi. Por a ka përfituar bota apo Siria në veçanti nga kjo njohuri?

Mund të jemi shumë të sigurtë se dronët e Obamës që hedhin bomba mbi njerëzit kudo në botë janë të pajisur me GPS të sofistikuara deri për fshatrat më të vegjël nga Pakistani, në Siri e Libi kështu që mund t’u vendosin mirë në shënjestër. Por ende ata vrasim më shumë njerëz të pafajshëm sesa terroristë.

Kështu që çfarë shërben njohuria e tyre për gjeografinë ndaj njerëzve në anën tjetër të droneve?

Injoranca tronditëse e kësaj perandorie të errët dhe disfunksionale është shumë më katastrofike sesa një kandidat që sapo ka ardhur nga Broduej që të mos dijë se ku është Halepi apo ndonjë emër kryetari shteti.

Problemi është me faktin se çfarë dinë liderët e tyre të zgjuar e të ditur, si e dinë atë, me gjithë regjimin e njohurive që ata kanë mësuar dhe përvetësuar përmes kompanive të tyre të sondazheve dhe informatorëve të brendshëm që vazhdojnë t’i ushqejnë me dokrra dhe t’u thonë atë që ata duan të dëgjojnë dhe jo atë që ata kanë nevojë të dinë.

Duke u skandalizuar nga dikush si Gary Johnson se nuk di çfarë duhet të dijë, “The NewYork Times & Co” ngrenë lart ata që dinë, që do të thotë njerëz si Obama dhe Clinton dhe me këtë lavdërim ata pohojnë mbështetjen, miratimin dhe identifikimin me llojin e njohurive me të cilat kapardisen.

Nuk duhet arsim politik, por moral.

Shumë më e rrezikshme sesa injoranca është kur ndërmerr, fsheh dhe shet mospërfilljen tënde morale si njohuri politike. Çfarë ndryshimi do të kishte nëse e di apo jo ku është Halepi krahasuar me ku dhe çfarë është Jeruzalemi?

Barack Obama mbajti një fjalim ku lavdëron “mikun Shimon Peres” në Jeruzalem dhe mendon se është në Izrael përpara se të kthehet në Uashington e të fshijë fjalën “Izrael” nga shkresat e Shtëpisë së Bardhë ku e ka bërë këtë gabim trashanik.

Në të njëjtën tokë ku Obama qëndroi dhe shprehu lavdërimet për mikun e tij, Peres, vuajtjet njerëzore ngrihen nga Gaza deri tek kampet e refugjatëve palestinezë. Ndaj tyre ai ka qenë krejtësisht i verbër, i shurdhër dhe indiferent. Çfarë “njohurie” e neveritshme e gjeografisë dhe e liderëve botërorë është kjo?

Jo larg por brenda distancës së dëgjimit të elokuencs së tij për një kriminel lufte, vendbanimet zioniste po mbijnë si kërpudha me dijeninë e tij të plotë dhe me mbështetjen financiare.

Personi që di mirë dhe mund të japë emrin e liderit të tij të preferuar të huaj ka qenë përgjegjës personalisht dhe në pjesën më të madhe për zgjerimin e pafund të atyre vendbanimeve të shëmtuara dhe vulgare.

Personi që ishte instrumenti që transformoi ëndërrën e lagur zioniste në një shtet garnizonesh apartejdi, ai e krahason me Nelson Mandelën.

Do ta pranoja injorancën e Gary Johnson për liderët e huaj dhe qytetet e largëta krahasuar me këtë familjaritet dhe njohuri, çdo ditë të javës dhe dy herë të dielave.

Injoranca morale e Obamës është shumë më e keqe sesa injoranca politike e Johnson.

Ajo që Shtetet e Bashkuara nuk e kanë dhe janë në një nevojë të dëshpëruar për ta pasur nuk është vetëm arsimimi politik por arsimimi moral për liderët e korruptuar dhe të rrezikshëm. Nuk do të shihni për goxha kohë një operator më të mbajtur e më të rafinuar “politikan të Çikagos” sesa Barack Obama, e megjithatë ai qëndroi atje për më shumë se 23 minuta dhe me një vulgaritet të hapur foli për një ideologji vicioze të vjedhjes së tokës, spastrimit etnik dhe genocidit progresiv ndaj palestinezëve si një fener të “drejtësisë dhe shpresës” duke riformuluar gënjeshtrën historike zioniste të “lulëzimit” të shkretëtirës. Ai injoroi faktin se cila koloni qëndron mbi 200 bomba bërthamore, trashëgimi e sjellshme e “mikut të tij, Shimon Peres” dhe akuzoi viktimat e masakruara si “rinia arabe që janë mësuar të urrejnë Izraelin që në moshë të njomë”.

Kjo nuk është më “injorancë e sanksionuar”, si akademiku indian Gayatri Spivak e quan me të drejtë. Kjo është shumë më keq. Kjo është injorancë përtej çdo vlere, injorancë e manifestuar si njohuri, injorancë e transformuar në inteligjencë fallco dhe vrasëse, një njohuri oruelliane, që me sukses po ngre mjerimin moral në një banalitet militant.

Injoranca morale e Obamës është shumë më keq sesa injoranca politike e Johnson. Obama e manifeston njohurinë globale dhe elokuencën politike me gjakun e derdhur, kockat e shtypura, shtëpitë e shembura, ullinjtë e shkulur, muret e gjatë e të trashë të apartejdit dhe tokat e vjedhura të palestinezëve.

Krahasuar me njohurinë e Obamës, injoranca e pafajshme e Johnson duket ëngjëllore.

*Hamid Dabashi është profesor i Studimeve iraniane dhe Letërsisë së Krahasuar në universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Artikulli është botuar në versionin online të Al Jazeera-s.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Përsëritet precedenti i Paskal Milos i vitit `97: Rama çon Gjiknurin në Dibër edhe për 2017-n, tashmë si deputet

Përsëritet precedenti i Paskal Milos i vitit `97: Rama çon Gjiknurin në Dibër edhe për 2017-n, tashmë si deputet

Revista “Time” citon ajetin kur’anor në lidhje me Helmetat e Bardha të Sirisë

Revista “Time” citon ajetin kur’anor në lidhje me Helmetat e Bardha të Sirisë

Kurdët e PKK-së godasin një stacion policor në juglindje të Turqisë: tetë viktima

Kurdët e PKK-së godasin një stacion policor në juglindje të Turqisë: tetë viktima

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni