Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Qëmtime kritike dashamirëse për shkrimin e Blerinës

by Te Sheshi
29/08/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Kur do të bëhet ky vend?!

Në një shkrim me autore Blerina Serjanin, “Globalizimi i ‘veshur’ me Hijab”, ndodhet dhe kjo frazë: “Djepi i kulturës botërore refuzon të pranojë kulturën arabe, një kulturë dhe qytetërim i ndryshëm nga ai që ka ushqyer e mbrujtur me mijëra vjet breza të tërë artistësh, shkrimtarësh, poetësh, burrash shteti, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ngjizjen e një mentaliteti të hapur, atë të pranimit e të respektimit të tjetrit.”

Është një frazë jo e gjatë, jo e komplikuar, pa nëntekste; përkundrazi, krejt shabllone, dhe mu në këtë pikë qëndron një keqkuptim i madh.

Shkrimi i znj. Serjani përçon një frymë shqetësuese mbi atë çfarë po ndodh në Francë këto ditë, ku së fundi po sfidohet dhe një verdikt i gjykatës administrative vendase që e pezullon vendimin e disa rajoneve për t’i ndëshkuar me gjobë apo për të mos i lejuar femrat besimtare (më saktë, muslimane) që të mbajnë veshur burkinin, një tip kostumi banjoje që nuk u tregon pjesët e zhveshura të trupit. Por ndërkohë aty ka disa pasaktësi, të cilat, edhe pse nuk e cenojnë apo komprometojnë frymën e shkrimit, janë të nevojshme që të veçohen, gjithnjë në funksion të të kuptuarit sa më drejtë të një situate a të një fenomeni të caktuar, e jo vetëm kaq.

Dhe më së shumti ka të bëjë me këtë fjali: “Djepi i kulturës botërore refuzon të pranojë kulturën arabe.”

Franca nuk është djep i kulturës botërore, por i asaj perëndimore, dhe kryesisht europiane, ndonëse dhe për këtë të fundit mund të ketë pretendime. Fjala vjen, nuk besohet që Italia e Dantes, Anglia e Shekspirit apo Gjermania e Gëtes ta pranonin këtë konkludim. Edhe Perëndimi nuk është bota, por një pjesë e saj. As vetë historia, por vetëm një pjesë e saj!

Por ndodhi ajo që pas revolucionit, Franca u përpoq ta vendos veten në kërthizë të botës, si qendër centrifugale e saj, duke diktuar dhe rithemelimin e një historiografie botërore që e niste shpjegimin e botës nga Europa. Së këndejmi, u krijua dhe miti tjetër, ai i “Europës plakë”, ndërkohë që fare mirë e dimë se Europa ngjan me një çupëlinë fare të re në raport me Azinë, veçanërisht me Lindjen e Mesme, atje ku pikërisht nis e formësohet gjithë historia e njerëzimit me ç’ka brenda, deri dhe artin e të shkruarit e çdo lloj arti tjetër.

Franca vetë është mesjetare si “produkt historik”. Ndaj, e ndërgjegjshme për këtë, ajo, që pas revolucionit, ka futur në punë instrumentat e historiografisë  për të ofruar tjetër realitet, atë që sot e sheh Francën si mitin e kulturës, demokracisë apo dhe të drejtave të njeriut. Po të qe vërtet kështu, sot këtij vendi nuk do i shkërmoqej kaq turpshëm e gjithë ngrehina e pretenduar demokratike për një uniformë plazhi.

Edhe miti i revolucionit është i tillë për nga pesha, e jo nga madhështia. Edhe pse mbizotëron ideja e kësaj të dytës, që ahere e deri më sot ekziston një tjetër linjë mendimi, sipas së cilës revolucioni francez ishte një varrmihës vlerash e principesh, e jo themelues sosh. Mjaft të thuhet që prej atëherë Franca konsiderohet si flamurmbajtësja e ateizmit botëror. Ndryshe, një revolucion si ai borgjez nuk do shoqërohej dy shekuj më vonë nga një revolucion…seksual!

Edhe për demokracinë, nuk është Franca ajo që mund ta mbajë “kurorën e lavdisë”. Ekziston një mendim botëror dominues që Amerika është implementuesja më e mirë e demokracisë si sistem, më shumë se kudo tjetër në Perëndim.

Ndërsa Franca sot po jeton kohërat e errëta të dështimit të  demokracisë në terren, ku laicizmi e shekullarizimi  i kanë pësuar një deformim aq të rëndë, sa i duhet një revolucion me veten për t’i qartësuar dhe njëherë.

Sa për “kulturën arabe” në shkrim, me të cilën presupozohet burkini, ajo mund t’u shërbejë edhe femrave me kombësi arabe, por nuk është diçka ekskluzivisht apo ngushtësisht arabe. Ajo lloj veshjeje është shprehje e një principi besimi, i cili i tejkalon përkufizimet nacionale dhe shkon drejt universales, siç është dhe besimi islam, apo çdo besim me bazë monoteiste.

Më e theksuar kjo është në Krishterim, ku edhe pse me rrënjë lindore, madje i lindur në të njëjtin shtrat me Islamin, por me dallime doktrinore, ai sot përbën një besim universal të shtrirë në të katër anët e botës. Nëse pyesni veten një çast se ç’lloj veshjeje është ajo e murgeshave, e vetmja përgjigje që do t’u vijë në mendje është e “ajo e disa femrave besimtare katolike”, dhe aspak “veshje e ndonjë kombi”. Kjo vlen edhe për burkinin. Madje as autoritetet franceze nuk e kanë shenjuar burkinin në asnjë rast si “veshje arabe”.

E pavarësisht këtyre pasaktësive, që gjithsesi nuk janë të sferës akademike, derisa dhe shkrimi nuk mëton t’i qaset në mënyrë akademike çështjes, autorja Blerina Serjani meriton të përgëzohet për frymën që përcjell trajtesa e saj, edhe për faktin se në të ndihet një revoltë në emër të së drejtës, lirisë, njerëzores. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ministri i Brendshëm francez diskuton të ardhmen e Islamit në vend, Sarkozy premton ndryshim të kushtetutës për ndalimin e burkinit

Ministri i Brendshëm francez diskuton të ardhmen e Islamit në vend, Sarkozy premton ndryshim të kushtetutës për ndalimin e burkinit

Helmetat e Bardha, heronjtë e Sirisë: si u themeluan, nga kush përbëhen, dhe motoja e tyre kur’anore

Helmetat e Bardha, heronjtë e Sirisë: si u themeluan, nga kush përbëhen, dhe motoja e tyre kur'anore

Dieta vegane nuk është më e mira e mundshme për ambientin tonë

Dieta vegane nuk është më e mira e mundshme për ambientin tonë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Hakan Fidan: “Më helmuan!”

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni