Novacioni, dhe filozofia, mund të ndihmojnë ringjalljen e kontinentit
Simptomat e rënies ekonomike janë bërë tashmë familjare për të gjithë, edhe pse ajo nuk është vlerësuar gjerësisht si krizat e mëparshme financiare.
Europa kontinentale perëndimore ka parë që prej vitit 1980 të bjerë dukshëm fuqia punëtore, e po ashtu dhe norma e punësimit të të rinjve. Si rezultat, përfshirja e të rinjve dhe e pakicave në ekonomi – rruga kryesore për maturimin dhe integrimin e tyre – është më e mangët se kurrë.
Në mesin e atyre që janë në punë ka më pak të kënaqur e përparim, duke gjykuar nga të dhënat e anketës mbi ankesat në lidhje me vendin e punës, madje numri i të kënaqurve pakësohet vazhdimisht.
Një tjetër simptomë është ngadalësimi i produktivitetit. Normat e pagave kanë rënë pa pushim. Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të vazhdueshme të kënaqësisë së punës, sipas anketave mbi ekonomitë familjare dhe komenteve mediatike. Ndjenja e presionit nga të ardhurat e ulëta i ka shtyrë qeveritë që të kryejnë subvencione për të rritur prodhimin.
Këto rënie janë të papara deri më sot, ndaj nuk është për t’u habitur se ende nuk kemi një diagnozë për të cilën të ketë një mendim të njëzëshëm. Joseph Stiglitz-i argumenton se në krye të shkaqeve të kësaj gjendjeje është rritja e pabarazisë, nëse nuk është shkaku kryesor.
Megjithatë, Evropa nuk është goditur aq shumë nga rritja e pabarazisë. (Në SHBA, rritja e pabarazisë ka filluar që në 1980-n, shumë vite pas rritjes së ngadalshme, të pasuar nga një shtim i papunësisë.) Lawrence Summers-i supozon se mungesa e kërkesës “laike” nga shoqëria është shkaku i një sëmundjeje të gjatë në Perëndim. Por dy rikuperime kanë ndodhur nga kriza e fundit financiare në dritën e shkurtimeve të mëdha; qeveria e Britanisë së Madhe ka shkurtuar fondin për shtetin social, dhe buxheti i rikuperuar federal në SHBA, edhe pse investimet e biznesit kanë qenë të dobëta. Kjo, në fakt, nuk duhet marrë si një shkak, aq më shumë si një simptomë që ka nevojë të mëtejshme për shpjegim.
Prapëseprapë, është shumë i nevojshëm përcaktimi i një diagnoze, për të cilën të bihet dakort nga të gjithë. Pa një të tillë, qeveritë do ta trajtojnë rënien ekonomike si një fenomen të shkaktuar nga goditjet standarde, dhe do të ndërhyjnë me të njëjtat mjete, të cilat nuk sjellin asgjë, siç janë shkurtimet buxhetore në kurriz të mbrojtjes sociale, apo ulja e barrës fiskale.
Pse, atëherë, ky problem nuk është zgjidhur ende?
Ekonomistët po i hapin udhë dalëngadalë hipotezës se shkaku i sëmundjes është një mangësi e novacionit origjinal në vendet dikur të njohura për këtë fenomen, duke qenë në ballë të tij, si Gjermania, Britania, Franca dhe SHBA-të; dhe kjo hipotezë mund të shërbejë për t’i shpjeguar të gjitha simptomat, që janë: rritja e ngadalshme, punësimi i ulët, dhe pjesa tjetër. Por kjo hipotezë hap mjaft çështje të tjera.
Ka një problem, që rënien e novacionit mund ta ketë sjellë zvogëlimi i burimeve financiare për këtë. Unë argumentoj në librin tim të fundit se për një komb është e rëndësishme të bëjë sa më shumë shpikje origjinale (jo t’i kopjojë nga kombet e tjera), e duhet që këto novacione t’i zbatojë në ekonominë e tij, në kundërshtim me atë çka mendon Schumpeter-i.
Kombi ka nevojë për novacione që vijnë në mënyrë endogjene nga vetja e tij, si dhe nga aktiviteti i biznesit që punon në terren. Ka nevojë për fantazinë dhe krijueshmërinë e tyre. Dhe zhvillimi i njerëzve të prirur nga novacioni varet nga dinamizmi (ekonomik) i shoqërisë: dëshira e njerëzve për të shpikur dhe bërë gjëra të reja, që rrjedh prej magjepsjes së tyre nga e panjohura, thirrja e tyre për të përdorur imagjinatën, dhe nevoja për të lënë shenjë në shoqëri. Aftësia e njerëzve për t’u përtërirë varet si nga këmbëngulja dhe vendosmëria e tyre, por edhe nga hapësira që shoqëria u jep për të kultivuar dhe krijuar novacionet.
Parë në këtë këndvështrim, ka qenë rritja e një mase kritike të këtij dinamizmi në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë që në vitin 1815, dhe në Gjermani e Francë pas përfundimit të luftës së tyre, që i ka sjellë këto vende nga “rënia” e prodhimit tek një “rritje e mbështetur”, sipas konceptit të Walt Rostow-t. Në të njëjtën mënyrë, ka qenë zvogëlimi i këtij dinamizmi shkaku që ka sjellë rënien nga një vend tek tjetri, në një efekt zinxhir. Do të jetë një përpjekje e vështirë t’u kërkosh europianëve që të rifitojnë dinamizmin e tyre të shkuar. Ata kujtojnë se novacioni është diçka që u duhet klientëve dhe konsumatorëve, pra, zgjidh gjëra thjesht teknike.
Ekonomia e tyre është thjesht klasike; nuk ka hapësirë për të renë dhe imagjinatën. Europa ka nevojë ta rikonceptojë ekonominë, si një organizëm në rritje, të ushqyer nga imagjinata dhe energjia e popullit të saj. Ajo duhet t’i flakë bllokuesit dhe frenuesit e novacionit.
Ekziston edhe një çështje mbi mënyrën si jeta ekonomike duhet të rimarrë burimet e një jete më të mirë. Konfuci i referohet “vetëkultivimit”, dhe Aristoteli “përvetësimit të njohurive”. Në letërsinë moderne gjejmë parimet e individualizmit, kësodore si, duke vepruar në ndjekje të lumturisë dhe vitalitetit, duke ndjekur në mënyrë individuale sfida e jetës, duke vepruar dhe duke u përplasur me realitetin nëpërmjet përdorimit të imagjinatës dhe talentit, duke eksploruar aftësitë dhe talentin në shoqëri. Humanistët flasin për një “jetë të pasurisë të mjaftueshme,” të pasurisë që vjen me aventura dhe luftë të përditshme.
Çfarë e bën këtë konceptim modern të jetës së mirë të sjellë për karrierën, për jetën ekonomike, pra, për një ekonomi të mirë?
Një element jo i panjohur i kësaj jete të mirë është eksperienca, pra, fitimi i ekspertizës së nevojshme në një punë të caktuar, duke siguruar kushte më të mira për veten. Ajo është agjencia aktive njerëzore, e cila e kthen përvojën si diçka të kënaqshme; fitimin e kushteve më të mira, por jo kushtet e mira si diçka në vetvete.
Elementi tjetër i jetës së mirë është diçka që rritet: kënaqësia në imagjinatën e jetës, duke krijuar diçka, duke ndjekur aventurën, magjepsjen drejt së panjohurës, dhe emocionet që e pasojnë atë.
Por për shumicën e njerëzve prosperiteti varet vetëm nga ngjitja e shkallëve të karrierës.
Shumë europianë e përqafuan këtë konceptim të jetës së mirë në kohën e Kierkegaard-it dhe Nietzsche-s, kur Schuman-i dhe Brahms-i ecnin mbi tokë.
Ata ishin të gatshëm të kërcenin mbi të panjohurën për të ndjekur zhvillimin e ideve të tyre. Europianët nuk do të jenë të gatshëm ta ribëjnë ekonominë për sa kohë nuk janë të gatshëm ta ribëjnë vetveten!
*Autori është profesor i ekonomisë në disa universitete të mëdha të SHBA-ve, dhe në vitin 2006 ka fituar çmimin Nobel në ekonomi.