Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rastet e korrupsionit në Kosovë gjatë vitit 2014, “peshqit e mëdhenj” të paprekshëm

by te Sheshi
01/05/2015
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 7 mins read
A A
Rastet e korrupsionit në Kosovë gjatë vitit 2014, “peshqit e mëdhenj” të paprekshëm

 

Nga Bashkim Kastrati

Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet më të korruptuara në Evropë, por edhe në botë, e padyshim kryeson sa i përket vendeve të rajonit. Sipas raportit të fundit të organizatës “Transparency International”, e cila publikon indeksin e korrupsionit pothuaj për të gjitha vendet e botës, Kosova renditet në vendin e 110 në listën e shteteve më të korruptuara nga totali prej 174 vendeve.

Luftimi i korrupsionit në Kosovë ndër vite po bëhet vetëm me retorikë dhe me veprime joserioze, duke u krijuar mekanizma të ndryshëm kundër kësaj dukurie, por pa asnjë rezultat. Mekanizmi i fundit i krijuar për luftën kundër korrupsionit është iniciuar nga Presidentja e Kosovës ,Atifete Jahjaga, e të cilin e ka quajtur Këshilli Kundër Korrupsionit. Ky këshill që është krijuar që nga shkurti i vitit 2012 nuk ka dhënë asnjë rezultat deri më tani, përveç që ka mbajtur disa takime, ku janë dhënë deklarata për media, por që në fakt e që në fakt rezultati i këtyre takimeve dhe aktiviteteve të këshillit në fjalë është zero.

Një mekanizëm tjetër që merret me luftimin e korrupsionit në Kosovë është edhe Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e cila është themeluar në vitin 2007. Por edhe për tërë këto vite të punës, kjo agjenci nuk ka arritur që të bëjë kallëzim penal për të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”. Për këtë arsye kjo agjenci është kritikuar nga mediat, analistët dhe shoqëria civile për mosefikasitet.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2014, ku ka raportuar për rastet për të cilat janë zhvilluar hetimet, por edhe për raste që janë hedhur poshtë nga prokuroria.

statistika_AKK2

Gjatë vitit 2014, AKK ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 304 raste, prej të cilave 56 prej tyre janë bartur nga vitet paraprake, kurse gjatë vitit 2014 janë pranuar edhe 248 raste. Prej tyre 131 raste, janë përcjellë në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 11 raste janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 4 raste janë deleguar në kompetencë të organeve respektive, 102 raste janë mbyllur, ndërsa 56 raste janë në procedurë. Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 37. Gjithashtu Agjencia ka trajtuar gjithsejtë 124 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare (ex-officio).

Gjatë periudhës raportuese në institucionet kompetente për procedim të mëtutjeshëm janë përcjellë 131 informata dhe kallëzime penale. Prej tyre në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit janë përcjellë 121 kallëzime penale, për të cilat Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ato janë deleguar në kompetencë të prokurorive respektive. Përderisa në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion/Policia e Kosovës, janë përcjell 10 informata.

“AKK, në 131 rastet e përcjella në prokuroritë publike dhe organet policore kompetente për procedim të mëtutjeshëm penal pas konstatimeve se ka të dhëna të mjaftueshme apo/ dhe dyshim të arsyeshëm për përfshirjen në veprime korruptive, ka denoncuar 163 persona. Prej tyre 158 persona janë përcjellë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe 5 persona në Policinë e Kosovës”, thuhet në raport.

Kallëzime penale edhe për deputetë, ish-kryetar komunash, ish-rektorë etj…

Ndërsa sa i përket rasteve të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga numri i përgjithshëm i rasteve të përcjella në Prokuroritë dhe tek Policia e Kosovës numrin e dytë më të madh të tyre e përbejnë veprimet korruptive. Sipas figurës së veprës penale në fjalë janë përcjell 19 informata dhe kallëzime penale të kësaj natyre. Në disa raste kjo vepër penale shoqërohet edhe me vepra tjera penale si ushtrim i ndikimit, mashtrimi në detyrë, punimet ndërtimore të kundërligjshme, veprimtaria e pandërgjegjshme ekonomike etj.

“Personat e përfshirë në këto raste janë nga nivele të ndryshme: ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-kryetar komune, ish-rektor, sekretarë dhe drejtor prokurimi në Universitetin Publik, anëtarë dhe ish-anëtarë të Bordit të Institucionit të Pavarur, ish-kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes Publik niveli qendrorë, drejtor, menaxher dhe kryesues sektori të njësisë organizative në kuadër të Ndërmarrjes Publike niveli qendror, menaxher prokurimi të institucionit në kuadër të Ministrisë, drejtor departamentesh në ministri, drejtor dhe ish-drejtorë të drejtorive komunale, menaxherë dhe ish-menaxherë prokurimi komunal, avokat i komunës, anëtarë komisionesh vlerësimi të aktiviteteve të prokurimit, anëtarë komisionesh për vlerësim të kandidatëve, zyrtarë nga nivele tjera, përfaqësues të Operatorëve Ekonomik dhe investitorë privat”, thuhet në raport.

Sipas institucioneve, kjo vepër penale në 7 raste është kryer nga zyrtarët e institucioneve tjera, 7 raste nga zyrtarët e pushtetit lokal dhe 5 raste nga zyrtarët e institucioneve në kuadër të Qeverisë.

Prokuroria hedh poshtë rastet e dërguara në AKK

Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Shtetit, viteve të fundit kanë pasur përplasje të vazhdueshme sa i përket trajtimit dhe hetimit të rasteve. E para është kritikuar nga prokuroria se po sjellë raste me mungesë të informacioneve bazike të dyshimeve për vepër penale dhe sipas prokurorisë këto raste vetëm sa po ju humbin kohë. Ndërsa AKK, zakonisht thotë se puna e tyre po ngecë kur po shkon në prokurori, sepse sipas tyre rastet po hedhen poshtë dhe nuk po vazhdohen hetimet dhe rrjedhimisht puna e tyre po u shkon huq.

Statistika_AKK

Sipas raportit vjetor të AKK-së, nga numri i përgjithshëm i rasteve të përcjella nga viti 2007 deri në vitin 2014 në Prokuroritë Kompetente dhe Policinë e Kosovës, prokuroritë dhe institucionet tjera kanë dhënë informacion kthyes duke konfirmuar se 295 raste janë në procedurë hetimore, janë ngritur 47 aktakuza/ propozim akuza dhe ka filluar procesi gjyqësorë, 124 raste është konfirmuar se janë hedhur poshtë/pushuar hetimet, ndërsa për 67 raste të përcjella nuk ka informata kthyese. Një rast është vendosur edhe në Gjykatën e Apelit.

“Në shumicën e arsyetimeve të rasteve të hedhura poshtë, prokuroritë kompetente theksojnë se dyshimet e AKK për kryerje të veprave penale me natyrë korruptive nuk paraqesin vepra penale, por të njëjtat konsiderohen dhe konstatohen shkelje administrative. Andaj duke i konsideruar si të tilla pushohen hetimet duke pamundësuar hetimet e mëtutjeshme për dyshimet e ngritura nga AKK. Tek disa raste të ngritura me kallëzime penale nga AKK, skadon afati i ndjekjes penale apo është bërë parashkrimi i ndjekjes së veprave penale për shkak të neglizhencës së Prokurorive Kompetente. Po ashtu, në disa raste Prokuroritë Kompetente injorojnë provat e paraqitura së bashku me kallëzimet penale nga ana e AKK-së”, thuhet ndër të tjera në raport.
Dështim në luftën kundër korrupsionit, AKK-së t’i rishikohet mandati

Isuf Zejna nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për tesheshi.com se Agjencia Kundër Korrupsionit, por edhe mekanizmat e tjerë institucionalë nuk kanë arritur kurrfarë rezultati në hetimin dhe burgosjen e zyrtarëve të lartë dhe konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Ai thotë se “faturën” për dështimin në luftën kundër korrupsion nuk duhet adresuar vetëm tek AKK, për shkak se Agjencia ka vetëm emrin e madh, përderisa ka kompetenca të kufizuara në luftim të korrupsionit.

Zejna thotë se institucionet të cilat duhet fajësuar për këtë nivel të lartë të korrupsionit janë klasa politike, gjykatat dhe sigurisht përgjegjësia më e madhe shkon tek Prokuroria e Shtetit. Sipas tij, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë punë relativisht të mirë në fushën e parandalimit të korrupsionit, kryesisht përmes deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe publikimin e të njëjtës në ueb-faqe.

“Po ashtu kohëve të fundit kemi parë se kjo agjenci i ka kushtuar vëmendje edhe çështjes së procedurave të prokurimit dhe ka parandaluar disa tenderë në të cilët ka pasur dyshime se kanë qenë të parapërgatitur për biznese të caktuara. AKK po ashtu ka ndihmuar me rekomandime në hartimin e pakos ligjore kundër korrupsionit, ku ka dhënë kontribut të pamohueshëm”, thotë Zejna.

Ai thotë se shikuar në përgjithësi AKK-së do të duhej t’i rishikohej mandati, për të vendosur nëse e njëjta duhet të jetë institucion parandalues dhe të merret kryesisht me deklarimin e pasurisë dhe kompetenca të ngjashme, apo t’i shtohen kompetencat në fushën e hetimit të korrupsionit.

“Ne si KDI e përkrahim idenë e parë, që AKK të shërbejë si institucion parandalues dhe edukues, pasi që rolin e vërtetë në luftën kundër korrupsion duhet ta ketë  Prokuroria e Shtetit”, theksoi Zejna.

Nuk ka qasje serioze për të luftuar korrupsionin

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, komision ky që edhe mbikëqyr punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë për tesheshi.com se niveli i lartë i korrupsionit lë të nënkuptojë që asnjëri nga institucionet, përfshirë edhe AKK, nuk kanë bërë as minimumin për të luftuar korrupsionin. Sipas Haxhiut, pavarësisht mekanizmave për kinse luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot Kosova po mbetet ndër vendet më të korruptuara.

“Sot krimi i organizuar dhe korrupsioni ka lëshuar rrënjët nga niveli qendror e deri te ai lokal dhe deri më tani nuk kemi parë një qasje serioze karshi luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksoi Haxhiu.

Ajo thotë se AKK bën vetëm kontroll formal të deklarimit të pasurisë, duke i krahasuar me vetëm formularët paraprak.

“Gjithashtu AKK nuk ushtron kontroll të plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë pasi që përveç pasurisë brenda vendit, AKK nuk heton pasurinë jashtë vendit të zyrtarëve të lartë. AKK asnjëherë nuk ka bërë analiza apo kalkulime aritmetrike duke i krahasuar të hyrat e zyrtarëve të lartë dhe pasuritë marramendëse të tyre”, thotë Haxhiu.

Ajo thotë se deri më tani janë dëgjuar deklarimet dhe retorikat e njerëzve të kësaj Qeverie, që kinse do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin mirëpo korrupsioni nuk mund të luftohet nga njerëzit që kanë dosje të korrupsionit sepse i bie të dalin kundër vetës.

“Sot qytetarët e Republikës po përballen me varfërinë dhe mjerimin dhe në anën tjetër qeveritarët i kanë krijuar milionat e paligjshëm brenda natës. Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet Kosova, së pari duhet të kompletohet pakoja ligjore antikorrupsion. Konsideroj që është tejet e rëndësishme nxjerrja e Ligjit Anti-Mafia, e cila do të forconte rolin e institucioneve që janë të thirrura të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe barra e të provuarit do të binte tek i dyshuari. Së dyti korrupsioni nuk luftohet për shkak të kapjes së shtetit  dhe institucioneve të drejtësisë dhe mungesës së vullnetit politik madje për sa kohë kemi një koalicion LDK-PDK dhe Lista Serbe nuk presim një qasje më ndryshe, përkundrazi një përkeqësim të gjendjes”, u shpreh Haxhiu. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA
Bota & Rajoni

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Next Post
Kolona të gjata në kufirin Kosovë – Shqipëri

Kolona të gjata në kufirin Kosovë - Shqipëri

Nga Enkel DEMI: Heronjtë si pjeshka

Nga Enkel DEMI: Heronjtë si pjeshka

Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën për t’u anëtarësuar në OKB

Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën për t’u anëtarësuar në OKB

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.