Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dr. Arben Ramkaj: Xhemati Alban dhe mercenarizmi në Siri

Përvojat aspak pozitive shqiptare të një konflikti, si udhërrëfyes për më tej

by te Sheshi
29/12/2024
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Dr. Arben Ramkaj: Xhemati Alban dhe mercenarizmi në Siri
165
SHARES

Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luftën civile në Siri. Në fatin e tyre të keq, për shkak të padijes ose indoktrinimit të gabuar, ata u bënë lëndë e parë për grupet terroriste më të rrezikshme që modernizmi prodhoi në Lindjen e Mesme. Ngjarje dhe akte makabre, si djegia e një piloti jordanez të gjallë apo varrosja e kundërshtarëve të gjallë, dëshmuan barbarinë e këtij konflikti. Për gati një dekadë, kjo luftë civile rezultoi më e egër dhe me pasoja sociale më të rënda se ajo në Ruanda.

Bota mendon se konflikti po shkon drejt fundit. Me ndryshimet e reja në Siri dhe rënien e regjimit kasap të Bashar al-Asadit, shumë besojnë se situata do të stabilizohet dhe se qeveria e re do të jetë e qëndrueshme dhe me njohje ndërkombëtare. Pas ngjarjeve të vitit 2016, Shqipëria dhe rajoni miratuan një strategji për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Si rezultat, ndikimi i individëve që shkonin për të luftuar në vende të huaja pothuajse u zhduk. Kjo arritje ishte fryt i një strategjie multifunksionale të implementuar nga qeveria shqiptare. Megjithatë, pas marrjes së kontrollit të Damaskut nga forcat rebele siriane, media raportoi se shumë formacione të huaja ushtarake, përfshirë një grup të quajtur “Formacioni Shqiptar,” i cili vepronte si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, kishin marrë pjesë në luftime aktive. Sipas ekspertit Adrian Shtuni, ky grup i strukturuar mirë dhe i përbërë nga individë me prejardhje shqiptare luajti një rol të dukshëm në disa nga betejat më të rëndësishme të konfliktit. Njohja e publikut me këtë formacion shkaktoi habi serioze dhe tronditi agjencitë ligjzbatuese dhe opinionin fetar në rajon. Në mendimin tim, ata dhe të huajt e tjerë të përfshirë në luftën civile siriane nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë apo kontraktorë ushtarakë privatë.

Mercenarizmi është një fenomen i njohur në historinë moderne. Nga lufta civile spanjolle e Gjeneralit Franko, trupat Wagner që veprojnë për interesat ruse, deri te formacionet serbe që luftojnë në mbështetje të Rusisë, ky fenomen ka lënë gjurmë të errëta. Opinionistë shqiptarë kanë deklaruar se disa shqiptarë kanë luftuar si mercenarë në radhët e ushtrisë izraelite gjatë konflikteve në Gaza. Rusia, gjatë bombardimeve të përsëritura të ambasadës shqiptare në Kiev, akuzoi qytetarë shqiptarë si të përfshirë në luftë në mbështetje të Ukrainës. Megjithatë, mercenarizmi bëhet veçanërisht problematik kur përzihet me ngjyrime fetare dhe glorifikim publik të kauzave. Në këto raste, pjesëmarrësit bëhen të dëmshëm jo vetëm për shoqëritë e tyre, por edhe për diplomacinë ndërkombëtare.

Një shembull konkret është rasti i Kosovës, ku diplomacia serbe ka tentuar të portretizojë shqiptarët kosovarë si myslimanë me prirje ekstremiste. Ky perceptim është veçanërisht i dëmshëm në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është jashtëzakonisht e ndjeshme. Në mendimin tim, mercenarët e huaj në luftën siriane së shpejti do të përballen me kërkesën e qeverisë së re siriane për t’u larguar nga vendi. Këta individë përbëjnë një barrë që qeveria e re nuk mund ta përballojë përballë komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu, ata do të hasin sfida serioze në vendet e tyre të origjinës, pasi kodi penal është i qartë për ata që kanë marrë pjesë në konflikte të huaja. Në këtë kontekst, shumë prej tyre do të gjenden në një vakuum ligjor dhe territorial.

Mercenarizmi si fenomen global është i pamundur të zhduket, por ai mund të reduktohet nëse ndërgjegjësimi dhe edukimi bëhen mburojë për të mbrojtur të rinjtë nga gabimet e së shkuarës. Çdo ide e gabuar luftohet me një ide të argumentuar. Të parandalohet në të ardhmen përfshirja e shqiptarëve në situata dhe konflikte ku nuk janë thirrur nga shtetet e tyre dhe të qartësohet se feja islame dhe interesat kombëtare nuk përputhen me mercenarizmin e tyre. Kjo është e domosdoshme për të mbrojtur jo vetëm reputacionin e kombit tonë, por edhe atë të besimtarëve shqiptarë përballë sfidave që i rrethojnë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Tragjedia ajrore në Korenë e Jugut: sikur të mos ishte një mur në fund të areoportit…

Shfrim gjerman: I pacipi Elon Musk!

Shfrim gjerman: I pacipi Elon Musk!

Sfida kurde e Turqisë: Oçalan, i gatshëm për paqe me Ankaranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni