Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shfrim gjerman: I pacipi Elon Musk!

Reagimet e ashpra pas një shkrimi të miliarderit pro ekstremit të djathtë

by te Sheshi
29/12/2024
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Shfrim gjerman: I pacipi Elon Musk!
85
SHARES

Kandidati për kancelar i Unionit Kristian (CDU/CSU) Friedrich Mertz e përshkroi pozicionin e ri të Elon Musk në favor të Alternativës për Gjermaninë (AfD) si “ndërhyrës” dhe “të pacipë”. Social Demokratët (SPD) dhe të Gjelbrit e përshkruajnë atë si një “kërcënim për demokracinë”.

“Nuk mbaj mend një rast të ngjashëm të ndërhyrjes në fushatën zgjedhore të një vendi mik në historinë e demokracive perëndimore. Le të imagjinojmë reagimin – të justifikuar – që amerikanët do të kishin ndaj një artikulli të ngjashëm të njëanshëm të një biznesmeni të njohur gjerman në New York Times në favor të zgjedhjes së një të huaji për të bërë fushatë në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, tha. z. Mertz në Funke Group Media.

Nga ana e SPD, kryetarja Saskia Esken theksoi se demokracia është mbrojtëse dhe nuk mund të blihet. “Kushdo që përpiqet të ndikojë në zgjedhjet tona nga jashtë, që mbështet një parti antidemokratike, mizantropike si AfD, qoftë ky ndikim i orkestruar nga një shtet si Rusia apo nëpërmjet fuqisë së përqendruar financiare dhe mediatike të Elon Musk te miqtë e tij në bordin e drejtorëve të shtëpisë botuese Axel Springer (shtëpia botuese që zotëron gazetën WELT, aty ku Elon shkroi opinionin mbështetës për të djathtën ekstreme gjermane), do të duhet të presë rezistencën tonë të ashpër”, tha zonja Esken dhe vlerësoi qëndrimin e redaktorëve të gazetës që protestuan për publikimin e artikullit. Duke iu referuar veçanërisht drejtueses së redaksisë së opinionieve në WELT, Eva Marie Kogel, e cila dha dorëheqjen për artikullin, gruaja në krye të SPD foli për “një shenjë shprese për qëndrueshmërinë e medias së pavarur dhe demokracisë sonë”. Në të njëjtën mënyrë, sekretari i përgjithshëm i SPD, Matthias Mears, i tha Handelsblatt se reagimet e gazetarëve “të japin shpresë dhe tregojnë se në kohë të vështira ka gazetarë që marrin përgjegjësi dhe tregojnë një qëndrim të qartë”.

Drejtori i fushatës zgjedhore të të Gjelbërve, Andreas Outrets, theksoi nga ana e tij se miliarderët e sektorit të teknologjisë dhe kompanitë shtetërore kineze kanë aftësinë të “minojnë diskursin tonë demokratik me platformat e tyre dhe me shumë para”. Elon Musk po e bën “dore për dorë me ekstremistët e AfD”, që është “kërcënim për demokracinë dhe lirinë e shprehjes” në vendin tonë.

Në një opinion në gazetën WELT të së dielës, Elon Musk e përshkruan Gjermaninë si një vend “në prag të kolapsit ekonomik dhe kulturor” dhe përsërit se “AfD është drita e fundit e shpresës”. Ai përmend ekonominë, emigracionin, energjinë, identitetin kulturor dhe sektorin e inovacionit si çështje kyçe dhe këmbëngul se AfD është “partia e duhur për të shpëtuar Gjermaninë që të mos bëhet një hije e vetes së saj të mëparshme”.

Madje, ai argumenton se ka të drejtë të kritikojë, pasi ka investuar në Gjermani, me fabrikën Tesla në Brandenburg. Duke mbrojtur AfD-në, biznesmeni miliarder madje shkruan se pretendimi për një forcë të ekstremit të djathtë është qartësisht i rremë, pasi liderja e partisë Alice Weidel ka një partnere të të njëjtit seks nga Sri Lanka. “A ju kujton kjo Hitlerin?” Të lutem!”, thotë ai.

Përmbajtja e shkrimit ka ngjallur reagime nga të gjitha partitë, përveç AfD-së, e cila përshëndeti ndërhyrjen e re të biznesmenit miliarder dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Donald Trump, ndërsa kritikuan edhe përfaqësues të ekonomisë dhe gazetarë në Gjermani. /tesheshi.com/

Related Posts

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?
Kronikë

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Next Post
Sfida kurde e Turqisë: Oçalan, i gatshëm për paqe me Ankaranë

Sfida kurde e Turqisë: Oçalan, i gatshëm për paqe me Ankaranë

Jimmy Carter s’e shtyn dot më tej: kush ishte ky ish-president amerikan që u shua 100 vjeç?

Jimmy Carter s’e shtyn dot më tej: kush ishte ky ish-president amerikan që u shua 100 vjeç?

BE-ja paralajmëron për “flotën në hije” ruse

BE-ja paralajmëron për "flotën në hije" ruse

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni