Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Akbar AHMED*: Çamët, Rohingiat e Evropës?

by te Sheshi
18/12/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Akbar AHMED*: Çamët, Rohingiat e Evropës?

Ashtu siç po përballet popullata Rohingia me zhdukjen ose “spastrimin etnik”, siç u quajt nga OKB-ja, me të njëjtin fat u përball edhe popullata çame një shekull më parë në Evropë. Ndryshe nga Rohingia në Mianmar, çamët janë evropianë, vijnë nga kontinenti që e konsiderojnë veten si përfaqësues të modernizmit, të drejtave të njeriut dhe qytetërimit. Kam hulumtuar në lidhje me këtë komunitet për studimin tim të ardhshëm “Udhëtimi nëpër Evropë: Islami, Imigracioni dhe Identiteti” (Brookings Institution Press, 2018), dhe kam vlerësuar se bota duhet të njihet me vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar kjo popullatë.

Pakkush ka dëgjuar për muslimanët çamë, të cilët janë privuar nga emri, identiteti dhe territori i tyre. Çamët janë shqiptarë etnikë, që flasin dialektin e tyre shqip dhe janë banorë vendas në zonën e njohur si Çamëria, e cila ndodhet në bregdetin e Adriatikut dhe kryesisht në rajonin e Epirit të sotëm të Greqisë veriore. Gjatë luftërave ballkanike në vitin 1912 dhe 1913, Greqia përvetësoi rajonin e tyre dhe popullata çame u gjet e ndarë nga Shqipëria përmes një kufiri ndërkombëtar. Vrasjet filluan të kryhen menjëherë nëpër fshatra.

Mijëra njerëz ikën, shumë prej tyre vdiqën nga lodhja, uria dhe nga tifoja, ndërkaq një numër i madh çamësh kërkuan strehim në Amerikë.

Grekët i konsideruan çamët si grekë që i tradhtuan ata me kalimin e tyre në Islam, në kohën kur turqit e sunduan Greqinë. Si arsimimi ashtu edhe përdorimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar në sferën publike dhe private.

Në këto rrethana, nisi një fushatë nga ana e formacioneve paraushtarake greke për të përndjekur muslimanët nga Greqia dhe për të asimiluar çamët të cilët më parë ishin të krishterë ortodoksë, duke sulmuar fshatrat dhe, siç thonë shkencëtarët Robert Elsie dhe Bejtullah Destani, “duke terrorizuar popullatën, ndërkaq qindra të rinj u deportuan nëpër kampe të ishujve të Detit Egje. Pjesë të mëdha të tokës ishin rrëmbyer nën pretekst të reformës agrare”.

Presioni i fundit nga ushtria greke u ushtrua në vitin 1944 dhe 1945, një terror i cili rezultoi me eksodin e 25,000 çamëve përtej kufirit në Shqipëri. Në masakrën e kryer nga grekët, vetëm në fshatin e quajtur Filat u vranë 1.286 njerëz. Një vajzë, e cila ishte 12-vjeçare në atë kohë, tregon për tmerret që pa në Filat: “Na urdhëruan meshkuj, gra, vajza dhe djem, gjithsej 3,500 njerëz, që të mblidhemi në sheshin kryesor. (…) duke ndarë burrat në njërën anë, kurse gratë në anën tjetër. I morën djemtë, i dërguan në një vend tjetër, ku i ekzekutuan, disa me thika, disa me hanxharë. (…) Pashë tre djem të cilët ishin të gjithë të lidhur. Ua prenë veshët, ua nxorën sytë, ua prenë këmbët, i qethën, pastaj i lanë të hidhen si pulat nëpër thasë. (…) Gratë dhe vajzat u zhveshën lakuriq, u përdhunuan dhe u vranë”.

Fushata “e spastrimit” pati sukses, dhe pakica çame u zhduk në Greqi. Në më pak se dhjetë vjet, siç tregon shkencari Lambros Baltsiotis, “pothuajse të gjitha xhamitë, dhe sidomos minaret, simbole të dukshme të pranisë muslimane u shkatërruan”.

Ata madje u fshinë nga dokumentet greke dhe regjistrat publikë. Popullsia e tanishme çame numëron rreth 250,000 në Shqipëri, dhe një numër prej 400,000 në vende të tjera. Ata ende kërkojnë të drejtën e kthimit në vendin e tyre dhe kthimin e pronës në Greqi, njohjen e asaj që është bërë ndaj tyre, të cilës i referohen si gjenocid, dhe mundësinë e kthimit të shtetësisë greke. Memoriali i çamëve u ndërtua në vitin 1994 në Konispol të Shqipërisë, dhe në kujtim të vrasjeve dhe dëbimeve, çdo vit me 27 qershor, çamët organizojnë një marsh nga Konispoli deri te kufiri grek. Situatën e bën edhe më të komplikuar fakti se Shqipëria dhe Greqia kanë mbetur teknikisht në gjendje lufte që nga viti 1940.

Çamët kanë një parti politike në Shqipëri që i përfaqëson ata, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila aktualisht ka tre vende në parlament. Qeveria greke pohon se çamët e lëshuan Greqinë me iniciativën e tyre, kurse çamët më të moshuar, të lindur në Greqi, e të cilët dëshirojnë të vizitojnë vendin ku ata kanë lindur, siç shkruan Robert Elsie, “i kthejnë rregullisht mbrapsht nga kufiri greko-shqiptar. Ndonjëherë pasaportat e tyre u janë shqyer para syve për shkak të një frike irracionale se këta njerëz, kryesisht të moshuar, mund të destabilizojnë në masë të madhe shtetin grek. “Kanalet televizive greke quajnë çamët si” pseudo-çamë “ose “çamë të vetë-shpallur”. Qëndrimi i qeverisë greke, ashtu siç u prononcua edhe Ministria e Jashtme së fundi në shtator të vitit 2016, është se “çështja çame nuk ekziston”.

Tragjeditë e çamëve dhe popullatës Rohingia ilustrojnë rreziqet e urrejtjes etnike dhe fetare. Lusim Zotin që Rohingiat të mos përjetojnë të njëjtin fat si çamët në Greqi. Kur Papa Françesku u takua së fundi me disa nga 600,000 refugjatë Rohingia, të cilët u larguan përtej kufirit në Bangladesh gjatë disa muajve të fundit, ai dhe refugjatët filluan të qajnë. Ai u tha atyre: “Në emër të secilit, atyre që ju kanë përndjekur, mbi gjitha, indiferencës së mbarë botës, ju lus të na falni. Duke u nisur nga bujaria tuaj, unë besoj se ju mund të na ofroni faljen që po e kërkojmë”.

Ashtu siç kërkoi falje Papa nga Rohingiat, edhe ne duhet të kërkojmë nga çamët të na falin, për shkak se po qajmë për humanitetin tonë të përbashkët. /tesheshi.com/

*Autori është shkrimtar, poet, regjisor, dramaturg. Mban postin e kryetarit të Studimeve Islame “Ibn Khaldun”, Universiteti Amerikan në Uashington, DC.

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Arta Marku e gazetarisë: nuk jam unë Kryeprokurorja!

Arta Marku e gazetarisë: nuk jam unë Kryeprokurorja!

Kodra e Diellit në Tetovë në pritje të një teleferiku: ja kur do të vihet në punë

Kodra e Diellit në Tetovë në pritje të një teleferiku: ja kur do të vihet në punë

Serbia vazhdon të përfitojë miliona euro në vit nga energjia elektrike e Kosovës

Serbia vazhdon të përfitojë miliona euro në vit nga energjia elektrike e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni