Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar presidenten Vjosa Osmani për fjalimin që ajo mbajti mbrëmë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Aty, ajo ceku krimet serbe në Bosnje dhe Kosovë, duke iu drejtuar Vuçicit në mënyrë sfiduese.
https://twitter.com/i/status/1782509311609991451
Osmani tha se Vuçiç duhej të thoshte se “a është penduar që i përket regjimit (të Sllobodan Millosheviçit) që vrau civilë?
A i vjen keq (Vuçiçcit) për karrierën e tij në vitet nëntëdhjetë, a i vjen keq që nga foltorja e parlamentit bëri thirrje për gjenocid në Srebrenicë?
A i vjen keq që ka qëndruar pas Sheshelit kur ka thënë ‘asnjë shqiptar të mos mbetet gjallë’?
A i vjen keq për glorifikimin e Millosheviçit dhe atë vetëm një vit më parë, kur e quajti atë ‘njeri i madh me qëllime të mëdha’.”
Kjo ka bërë që Nënat e Srebrenicës të raegojnë me falenderime për presidenten Osmani.
“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, pasi fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve u dëgjua nga e gjithë bota. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thanë Nënat e Srebrenicës. /tesheshi.com/