Në vitet ‘800 ngjyra e gjelbër ka qenë në modë. Jo vetëm ishte një ngjyrë që simbolizonte natyrën, dhe këto vite karakterizoheshin për një romanticitet dhe lidhje të fortë me natyrën, por gjithashtu simbolizonte dhe fat.
Kompania gjermane “Scheele Green” në vitin 1814 vendosi që për prodhimin e bojës ngjyrosëse për veshjet, këpucët, aksesorët e femrave dhe të letrës së murit apo tapecerisë të përdorte arsenik.
Shenjat e para filluan të dukeshin në lëkurat e klientëve që blinin mall të ngjyrosur me arsenik.
Shumica e viktimave pësuan irritime dhe plagë të rënda në duar dhe fytyrë. Po këto ishin më fatmirët, të tjerët e paguan shtrenjtë çmimin e tyre me vdekje të menjëhershme. Një agoni që niste me marrje mendsh dhe shkumë nga goja./tesheshi.com/