Bëhet fjalë për një dyqan prej 62 metrash katrorë në rrugën Melchiorre Gioia në Itali, një apartament në Bilgny, një tjetër ndërtesë në rrugën Visconti Venosta që avokati e përdorte si studio, një apartament dhe shumë pasuri të tjera të cilat një avokat ia ka lënë trashëgimi komunës.
Bëhet fjalë për një dhurim që arrin një shifër prej 5.6 milionë dollarësh të dhuruara nga avokati milanez Rinaldo Spataro për komunën. Buri vdiq papritur vitin e shkuar, siç thuhet në Repubblica. Ai ndero jetë më 28 qershorin e vitit të shkuar në moshën 74 vjeçare.
Kërkesa e tij e vetme ishte që pasuria e tij të përdorej për personat e varfër dhe që kanë nevojë për të. “Qyteti ku kam lindur dhe jam rritur ka luajtur një rol shuam të rëndësishëm për zhvillimin e personalitetit dhe eksperiencës time. Më ka dhënë gjithçka”,- shkruante avokati. Kjo ka qenë një shenjë dashurie për Milanon dhe qytetarët e saj nga i ndjeri./tesheshi.com/