Përzgjedhësi i kombëtares gjermane Joachim Low, ka zgjedhur listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Australisë dhe Gjeorgjisë. Aty nuk ka se si të mungojë qendër mbrojtësi i Valenciasn, Shkodran Mustafi. Në skuadër janë rikthyer Badstuber dhe Gundogan.
Mustafi që po kalon formë fantastike në kampionatin spanjoll madje pritet të bëjë partneritetin e mbrojtjes me Hummels. Shkodran Mustafi me skuadrën e tij Valencia aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në kampionatin spanjoll, ndërkohë shqiptari ka kontribuar me katër gola në këtë objektiv. /tesheshi.com/