Revista Sports Illustrated është e njohur për ballinat jo edhe aq modeste, por kësaj radhe, faqen kryesore e zë modelja somaleze Halima Aden, e cila ka ndryshuar totalisht pamjen e kësaj reviste.
E veshur kokë e këmbë me kostumin e notit të njohur si “burkini”, ajo ka sfiduar veten për të vënë në treg linjën e veshjes modeste për not.
Halima në fakt është një refugjate somaleze që bëri famë në moshë të hershme pasi emigroi në SHBA, dhe sot po transformohet ngadalë, nga një modele e pasarelave të shtrenjta, drejt dizajnimit të veshjeve modeste që duken edhe luskoze në të njëjtën kohë.
Revista ku ajo debutoi me kostumin islam te notit njihet mirë për ekspozimin e grave me kostume noti “me pak material”, dhe është mjaft e kritikuar në qarqet feminste për shkak të objektifikimit të vajzave të reja.
Ndërsa Halima “rrëmbeu” Instagramin jo vetëm me shfaqjen, por edhe mesazhin unik: Mos e ndrysho veten, por ndryshoje lojën! /tesheshi.com/