2,000 mace nga 12 vende janë ekspozuar në shfaqjen ndërkombëtare të maceve të dimrit në Moskë.
Panairi u organizua nga Klubi Felinologjik Roskos dhe po tërheq një numër të madh vizitorësh.
Aty janë ekspozuar 40 lloje macesh, ku do përzgjidhet “macja më e bukur” dhe “kotelja më e bukur”.
Gjatë panairit dyditor, do të ketë edhe prezantime përmes të cilave vizitorët do të jenë në gjendje të mësojnë shumë rreth këtyre kafshëve shtëpiake leshatore. /tesheshi.com/