Një ditë pas kthimit nga Brukseli, ministri i Punëve te Brendshme, Skënder Hyseni ka mbajtur një konferencë për media ku nuk ka fshehur gëzimin e tij për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Ai ka falënderuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesit e kritereve, ku sipas tij 74 për qind të këtyre kritereve janë plotësuar nga MPB.
Hyseni ka thënë se është optimist që parlamenti Evropian shumë shpejt do të aprovojë rekomandimin e Komisionit Evropian.
“Unë jam optimist që parlamenti evropian shumë shpejt do ta aprovojë rekomandimin e komisionit evropian, e cila pritet të bëhet 10 deri në 12 javë, dhe shpresojmë që qytetarët të lëvizin lirshëm nga mesi i verës ose pak me vonë”, tha sot në konferencë ministri Hyseni. /tesheshi.com/