Kreu i Rendit në Kosovë, Skënder Hyseni ka folur me superlative për disa imamë në Kosovë, por pa përkendur emra konkretë. Në kuadër të një një konference ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm që ministria e tij po organizon këto ditë, Hyseni ka dhënë opinionin e tij dhe për Islamin si fe.
“Feja islame është fe e mirë. Predikon paqe. Të tilla i kemi pasur fetë në Kosovë. Unë përgëzoj të gjitha ata imam që kanë bërë aq shumë punë për ta ruajtur frymën konstruktive dhe pozitiviste të predikimeve të tyre”, ka thënë Hyseni.
Ky reagim vjen pas një vale arrestimesh të pazakonta që autoritetet kosovare kanë ndërmarrë ndaj disa imamëve, duke i akuzuar për frymëzime esktremiste gjatë predikimeve të tyre. Por deri më tani, asnjë akuzë ndaj tyre nuk është provuar. Për disa proceset janë mbyllur, e për disa të tjerë ende vazhdojnë. /tesheshi.com/