Dita e fundit e vitit 2017 e ka gjetur presidentin Ilir Meta mes efektivëve të forcave të armatosura. Kështu ai ka vizituar komandën e Forcave Tokësore në Zall Herr, ku edhe ka zhvilluar një video-konferencë me ushtarakët me misionin jashtë vendit, të cilët i ka uruar me rastin e Vitit të Ri.
“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA, veçanërisht me mision jashtë. Vlerësoj maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendit. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendi janë krenaria e FA. Do rrisim kontributet për paqen e sigurinë”, theksoi Meta.
Presidenti Meta zhvilloi edhe homazhe për kapiten Feti Voglin. /tesheshi.com/