I bërë i njohur për qesen plastike të kthyer në bluzë me numrin e Messi-t në, Murtaza Ahmadi do ta takonte yllin argjentinas në Doha, aty ku Barcelona po përgatitej të luante një ndeshje miqësore.
“Imazhi që bota dëshironte të shihte,” shkruan në Twitter organizatorët e Botërorit të Katarit. “Më në fund u bë realitet ëndrra e djalit gjashtëvjeçar për të takuar heroin e tij, Messi-n.”
Por për të voglin afgan nuk do të mbaronte me kaq. Messi do ta merrte atë në fushë, në përballjen miqësore të Barcelonës me Al Ahli.
Murtaza nuk do t’i shqitej nga duart Messi-t, aq sa do ta detyronte gjyqtarin e ndeshjes ta merrte në krahë për ta lënë jashtë vijave të fushës. /tesheshi.com/
https://youtu.be/slQbE1xN1iQ